Shumë qytetarë shqiptarë janë duke ju drejtuar Greqisë përmes pikëkalimit të Kakavijes duke përfituar nga lehtësitë që të dy qeveritë kanë vendosur për punëtorët sezonle. Një pjesë e tyre thonë se do t’ju drejtohen punëve që kanë kryer edhe vitin e kaluar ndërsa ka persona që kryejnë të njëjtat shërbime prej 10-15 vjetësh. Punëtorët që po i drejtohen Greqisë punojnë në plantacionet e qershive dhe pjeshkave por edhe në punë të tjera në bujqësi.

“Vij nga Durrësi. Për 3 muaj ma kanë bërë kontratën. Si do paguheni?

30 Euro dita. Na intereson se në Shqipëri s’ka punë. A keni frikë nga virusi? Jo nuk kam frikë. Çfarë frike.”

Përpunimi i dokumentacionit merr pothuajse dyfishin e kohës në raport me një situatë normale pasi kontrollohen me imtësi kontratat e punës, pasaktësi që mund të gjenden brenda tyre si dhe masat e sigurisë për Covid 19 maska dhe doreza. Një pjesë e emigrantëve janë detyruar të kthehen pas sepse në dokumentacionin e tyre ishte specifikuar se duhej të kalonin prej pikëkalimit të Kapshticës”.

Kam 15 vjet që punoj. Jam me fshatarë të mitë. Letrat na i bëri pronari. I ka bërë gabim tani greku dhe do ngelemi këtu. 60 euro i paguam. Na thonë këtu që se ishte marrë leja për nga Kapshtica, ne jemi në Kakavije dhe nuk e dimë si do bëhet. Ngelëm këtu tani, 60 euro i paguam. Me çfarë të ikësh edhe në shtëpi, kokërr leku s’kemi më hiç. Do na kthejnë pas.”

Ndërsa 217 persona kanë kaluar vetëm mëngjesin e sotëm shumica e tyre punëtorë sezonal, që prej mëngjesit e deri në mesditë 3 autobusë të tjerë i janë drejtuar pikëkalimit të Kakavijës dhe me shumë gjasa numri i atyre që kanë kaluar dje do të dyfishohet.

 

Top Channel