E premte, 12 Qershor 2020
18:21
Shpërthim me eksploziv në një lokal në Tiranë, ngjarja filmohet nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

Është finalizuar një tjetër operacion nga policia e Tiranës dhe është zbardhur në kohë rekord ngjarja e ndodhur në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal

18:19
E fundit/ Shtyhet hapja e transportit publik

Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka njoftuar pak më parë se do të shtyhet hapja e transportit publik për shkak të shtimit të rasteve.

18:08
Kievi: Rusia mund të kalojë në përshkallëzim ushtarak për furnizimin me ujë të Krimesë

Ish-kryeministri i rajonit të Krimesë, Serhiy Kunitsyn tha sot se beson se rezervat e ujit janë thuajse të shteruara në gadishullin e Krimesë dhe për këtë arsye Kremlini mund të vendosë nisjen e operacioneve ushtarake për rritje të presionit ndaj Ukrainës.

17:58
Shpërthim në një xhami të Afganistanit, 4 të vdekur

Së paku katër vetë humbën jetën nga një shpërthim në një xhami të Kabulit.

17:54
FOTO/ Shtyhet për herë të dytë koncerti i Malumës?

Pandemia dhe situata e krijuar në të gjithë botën nga koronavirusi ka bërë që të anulohen me qindra eventet kulturore si dhe koncerte.

17:44
Fushata presidenciale/ Trump u ndalon paditjen fansave nëse marrin koronavirus në miting

Presidenti amerikan Donald Trump me zgjuarsi ka vendosur që të gjitha ata që do të marrin pjesë në mitingjet e tij elektorale, të nënshkruajnë një dokument ku refuzojnë të hedhin në gjyq administratën e tij nëse infektohen me koronavirus.

17:40
VIDEO/ Vjen Charteri me turistët e parë në aeroportin “Nënë Tereza”

Aeroporti i Tiranës ka pritur ditën e sotme për herë të parë një Charter me turistë nga Bjellorusia. Ky është fluturimi i parë që u bë që pas mbylljes për shkak të pandemisë Koronavirus.

17:27
Top Talk: Tani testet serologjike për Covid-19 edhe në privat. Prin Laboratori Intermedica

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Drynjaja,  ishte i ftuar mjeku anestezist Vasil Llajo. Gjatë fjalës së tij ai foli mbi rëndësinë e testimeve serologjike për COVID-19 dhe shtoi se tashmë dhe klinikat private siç është Laboratori Intermedica e ofron këtë shërbim.

17:20
Kritika për Kosovën/ Gjermania e zhgënjyer për marrëveshjet

Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ranë dakort autoritetet e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

17:12
Kina dënon ‘incidentin ilegal e provokativ’ të fluturimeve amerikane në ngushticën e Taivanit

Kina ka dënuar sot ushtrinë e SHBA për incidentin e fluturimeve të një dite më parë në ngushticën e Taivanit, duke thënë se lëvizje të tilla shkelin sovranitetin e Kinës dhe gjithashtu ligjin ndërkombëtar.

17:10
Jo më 15 qershor, Greqia ndryshon vendim: Kufijtë për Shqipërinë hapen më datën…

Ministri grek i Turizmit ka deklaruar ditën e sotme se shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik dhe jo më 15 qershor për turistët siç ishte deklaruar më parë.

17:06
“Pas provimit në sytë e saj shoh pesimizëm”/ Protesta e maturantëve, prindërit-ministres Shahini: Jemi të indinjuar!

Reagime të shumta vijnë pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini lidhur me protestën e zhvilluar nga maturantët ditën e sotme, për provimin e letërsisë, për të cilin thanë se ishte i vështirë.

16:48
Shtyhet sërish koncerti i Malumës në Tiranë

Një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e Malumës që kanë blerë biletë për ta parë atë live në sheshin “Nënë Tereza”.

16:47
E reja shtatzënë gjendet e varur në pemë me plagë thike në gjoks

28 vjeçarja Tshegofatso Pule u shpall e humbur në fundjavë pasi ishte parë herën e fundit në shtëpinë e të dashurit të saj në Johannesburg, në Afrikën e Jugut, por e reja shtatzënë u gjet dje e vdekur, e varur në një fushë me një plagë thike në gjoks.

16:40
Prishjet në Velipojë/ Voltana Ademi letër qeverisë, prokurorisë dhe Ambasadës Amerikane: Janë bërë disa shkelje

Kyetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi si dhe ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosit.

16:40
OKB: Numri i të varfërve në botë mund të kalojë një miliard

Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, mund t’i fusë edhe 400 milionë njerëz në varfëri ekstreme, thuhet në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.

16:38
Dita e lirisë, Kosova shënon 21 vjetorin

Kosova shënon sot 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s që zbarkuan atje orët e para të 12 qershorit 1999.

16:33
Mashtrimet në “Instagram”/ 15 imazhet që tregojnë të vërtetën që fshehin fotot perfekte (FOTO)

Jemi mësuar se sapo të hapim “Instagram”-in të shohim fotografi “perfekte” e të kuruara në çdo detaj.

16:31
Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, Ariana Grande blen shtëpinë 10.000 metra katrorë

Ariana Grande ka bërë një tjetër investim përsa i përket pronave të saj, duke blerë shtëpinë e ëndrrave.

16:30
Cakaj në Preshëvë, viziton familjen e Jonuz Musliut: Mirënjohje për kontributin e tyre historik

Gjatë qëndrimit në Luginën e Preshevës, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi familjen e Jonuz Musliut, ish-Komandantit të UÇPMB-së e ish-Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

16:27
Rifillojnë fluturimet/ Sot vjen avioni i parë me turistë në Shqipëri që pas bllokimit për shkak të koronavirusit

Aeroporti i Tiranës do të presë ditën e sotme për herë të parë një avion me turistë nga Bjellorusia. Ky është fluturimi i parë që do të ulet që pas mbylljes për shkak të pandemisë Koronavirus dhe bëhet me dije se do të jenë 192 turistë që do të vijnë në vendin tonë.

16:25
Momenti i dramatik kur punëtorët mposhtin sulmuesin me thikë në Londër

Dëshmitarë të tmerruar fotografuan sot momentin kur një sulmues me thikë u neutralizua nga disa punonjës të rastit në mes të ditës në veri të Londrës, pasi kishte goditur një qytetar me simbole hebreje.

16:24
Dalin pamjet e rralla, “shthurja” e yjeve në vitet ’50 (FOTO)

Këto fotografi vijnë nga një prej arkivave më të mëdha fotografike në Evropë, studio “Cameraphoto” në Venecia.

16:19
“Qenit kur i vjen ngordhja…”/ Alibeaj: Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicione

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve!”- shkruan në një postim në Facebook Enkelejd Alibeaj.

16:16
Pandemia globale e duhanpirjes do të vrasë 7 milionë më shumë duhanpirës në vitin 2020: Zgjidhjet e përshtatshme bllokohen nga paniku moral dhe Filantropia

Këtë vit, Forumi i shtatë vjetor Global mbi Nikotinë (GFN), e vetmja konferencë ndërkombëtare e përqendruar në rolin e produkteve më të sigurta të nikotinës në zvogëlimin e dëmeve të lidhura me duhanpirjen, zhvillohet online (e enjte 11 / e premte 12 qershor) për shkak të COVID-19.

16:11
“Ndoqa me keqardhje…”/ Protesta e maturantëve, reagon Shahini: Sivjet provimet janë më të lehta

Pas protestës së maturantëve, të mbajtur paraditen e sotme përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ka reaguar vetë ministrja Besa Shahini.

16:09
Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 164 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut edhe të premten ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

16:07
Ndotja e plazhit të Kunes/ Mbetjet plastike që nxjerr deti, por edhe ato që lënë pushuesit

Bregdeti i Kunes  ka qenë një nga më të preferuarit nga turistët, por edhe nga vendasit për bukuritë e shumta natyrore, për ajrin e pastër dhe për qetësinë.

15:52
Durrës, plazhet me pak pushues/ Tërmeti dhe pandemia ulën numrin e turistëve

10 qershori shënoi hapjen e plazheve në brigjet e Adriatikut, po pushuesit janë ende të paktë.

15:50
Shemben ndërtimet në Velipojë/ Aksioni i IKMT-së vijon pavarësisht protestave

Këto rrënoja janë imazhi i Velipojës një ditë pas ndërhyrjes së IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.

15:35
Billa u lirua një vit më parë/ Gjykatësja Enkeleida Hoxha e la 5 vite në shërbim prove

Viktima e atentatit të  mbrëmjes së kaluar, Hekuran Billa, një i akuzuar për vrasje e plagosje të trefishtë   ne Angli,  e kishte lënë burgun pas krahëve në Shqipëri në 23 shkurt 2019, duke shfrytëzuar disa gjykata në vend që i njohën vendimin e drejtësisë britanike nga 32 vite në 25 vite burgim.

15:28
Kritika për Kosovën/ Gjermania e zhgënjyer për marrëveshjet

Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat kanë arritur pajtueshmëri autoritetet e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt. Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 11 qershor, ka dështuar të miratojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë.

15:19
“S’ka mundësi rivlerësimi, testi nuk ka asnjë gabim”/ Vrapi: Nëse do ketë arsye, do rishikojmë shpërndarjen e pikëve

Në një konferencë për mediat, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi foli sa i takon provimit të shumëpërfolur të Maturës Shtetërore, saktësisht atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili u zhvillua ditën e djeshme.

14:53
“Drafti final, gati të hënën”/ Gjiknuri: Ramë dakord për pjesën më të madhe të Kodit

Teksa ka përfunduar takimi i Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në një deklaratë për mediat se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.

14:51
Sot Juventus-Milan/ Kupa e Italisë ‘rindez’ motorët

Futbolli i luajtur dhe jo ai i diskutimeve pa fund në tavolinat e politikës dhe shëndetësisë, do të rikthehet më në fund në Itali sot në mbrëmje.

14:46
Vatër e re! Tjetër rast me Covid-19 në Gjirokastër, dyshimet e para për infektimin e 48-vjeçarit

Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në Gjirokastër.

14:44
Rudina Hajdari: Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani në parlament

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik dhe Rudina Hajdari tha se detyra e saj në këtë këshill ka mbaruar.

14:40
Covid-19, transportim dhe varrosje të viktimave/ Refugjatë nga Venezuela punojnë si varrmihës në Peru

Në Peru kanë gjetur vdekjen prej COVID-19 më shumë se 5500 vetë.

14:35
Karantina “kreative”/ Shpikja: Pica me gjethe hithre!

Karantina i ka bërë evropiano-perëndimorët jo vetëm të interesohen më tepër për frutat dhe bimët e egra që ofron natyra, por edhe të shpikin receta të reja.

14:30
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Takimi u bë për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore

Përfundoi takimi i Këshilli politik i thirrur nga bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

14:25
Messi vjen më një mesazh emocionues: Në këtë situatë, lumturia është trofeu më i rëndësishëm

Lionel Messi ka dhënë një mesazh tejet emocionues në një nga reklamat e fundit publicitare të Adidas.

14:09
Trafiku i arabëve, a do të mbledhë presidenti ‘Sigurinë’? Meta: Po bëjmë një investigim

Presidenti Ilir Meta u pyet dhe për trafikun e emigrantëve nga lindja, një problem ky që u denoncua nga Top Story në Top Channel e që zbuloi disa skandale dhe solli ndryshime në policinë e shtetit.

14:03
Rrëfehet JK Rowling: Jam abuzuar dhe vetë në familje, kam rënë pre e agresionit seksual

JK Rowling rrëfeu për herë të parë historinë e dhimbshme të abuzimeve në familje dhe sulmeve seksuale për herë të parë, dhe këtë e bëri përmes një eseje të gjatë dhe shumë personale, të shkruar si përgjigje ndaj kritikave që iu bënë komenteve të saj publike për çështjet e transgjinorëve.

14:00
Trump paralajmëron urdhër për standard të përdorimit të dhunës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizimit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd sa ka qenë në mbrojtje policore.

13:55
Reforma Zgjedhore/ Meta kujton 2008-ën: Të vendoset legjitimiteti në të gjitha institucionet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në konferencën e tij për shtyp deklaroi se në Shqipëri ka rëndësi legjitimiteti i institucioneve në radhë të parë, të Kuvendit që ende i mungojnë 18 deputetë.

13:43
“Nostradamusi modern”/ Çfarë parashikoi shkencëtari që në 2010-ën

Ngjarjet e këtij viti mund të kenë befasuar shumë amerikanë, por jo shkencëtarin Peter Turchin, i cili e parashikoi që përpara një dekade paqëndrueshmërinë aktuale politike, ekonomike dhe sociale qe po ndodh.

13:39
Liqeni bëhet rozë/ Indi, ekspertët ngrenë supet!

Ujërat e një liqeni 50 mijë vjeçar në Indi u bënë rozë, dhe askush nuk di ta thotë me bindje përse! Liqeni Lonar në shtetin e Maharashtras ndryshoi papritur ngjyrë këto ditët e fundit duke i çuditur të gjithë.

13:35
Ditëlindja e PS dhe Bashës/ Meta: Kam dërguar një shishe verë. Uroj të jetë ditë reflektimi për atë që drejton

Presidenti Ilir Meta nuk mundi t’i shmangej një komenti për datën e sotme që është edhe ditëlindja e PS dhe kreut të PD.

13:33
A do t’i dekretojë Ilir Meta zgjedhjet lokale dhe parlamentare në një ditë?

Në një dalje publike për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend.

13:28
KLSH/ Meta: Po shuaj çdo dyshim. Duhet ta dinë të gjithë deputetët aktualë se…

Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të pranojë asnjë kandidaturë për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nëse nuk plotëson parimin themelor, atë të barazisë dhe paanshmërisë nga politika.

13:24
Bathët e kanë tregun e sigurt/ Shtohen sipërfaqet e kultivuara në Myzeqe

Prej disa vitesh, fermerë të zonës së Myzeqesë po kultivojnë bathë. Ndryshe nga produktet tradicionale si perimet apo drithërat, këta fermerë kane zgjedhur bathën edhe pse thonë se është një kulturë e mundimshme, por të paktën kanë tregun e garantuar

13:17
“I vonuar por pozitiv”/ Meta për vendimin e KLGJ për Dvoranin

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendim pozitiv por të vonuar vendimin e KLGJ për mbarimin e mandatit nga Gjykata e Lartë, njëkohësisht dhe nga KED të Ardian Dvoranit.

13:14
“Çfarë bëri Turi se më iku truri”/ Ironi në pankarta, pyetja në provimin e Maturës që pushtoi rrjetin

Pas provimit të gjuhës së huaj, 31 mijë maturantë u testuan ditën e djeshme në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

12:57
Transporti Publik/ Shoqatat: Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese dhe…

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik ka dalë më një deklaratë pas vendimit për rifillimin e transportit më 15 qershor me vendim qeverie.

12:51
12 qershori, ditë feste për politikën dhe jo vetëm/ 29 vite PS dhe 46 Lulzim Basha…

E premtja e sotme, 12 qershor, shënon një sërë ngjarjesh të rëndësishme për politikë, figura politike si dhe përfundimin e pelegrinazhit në Kishën e Laçit.

12:51
Shkatërrimi i mushkërisë së Vlorës! Si po pritet pa kriter pylli i Sodës

Edhe pse pylli i Sodës në Vlorë tashmë ka një rrugë të re turistike dhe duket sikur vërtet në brendësi të tij gjejmë kuptimin më të plotë të “gjelbërim dhe ajër i freskët”, realisht ky pyll nuk merr dot frymë nga mbetjet njerëzore.

12:44
Qëllohet me vezë Ministria e Arsimit/ Maturantët në protestë për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Janë gjuajtur me vezë muret dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit, teksa maturantët gjenden në një protestë përpara godinës së saj që prej orës 11:00; një protestë kjo e nxitur prej provimit të djeshëm, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

12:36
Protestë për provimin e Maturës/ 2 gjimnazistë futen brenda Ministrisë së Arsimit, takim me përfaqësues të saj

Teksa që në orën 11:00 ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit protesta sa i takon provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë mësohet se dy maturantë kanë hyrë brenda godinës së ministrisë, ku po zhvillojnë një takim me përfaqësues të saj.

12:35
“PRO-ZA BALLKAN”/ Kadare, fitues i Prozart 2020

Çmimi “Prozart”, që festivali internacional i letërsisë “PRO-ZA Ballkan” i akordon autorit të shquar, për kontributin autorial në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit, këtë vit i takoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, për opusin e tij impozant shumëvjeçar romancier dhe eseistik, i cili, rregullisht shkakton jehonë të madhe në kritikën evropiane dhe atë botërore.

12:31
Atentati ndaj Hekuran Billës/ 40-vjeçari i dënuar me burg përjetë për masakrën në një klub në Angli

Hekuran Billa 40 vjeç, u ekzekutua brenda makinës së tij, pikërisht këtu përballë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

12:29
Vrasje dhe trafikim narkotikësh/ 4 të tjerëve u dërgohet formulari i OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:26
Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar, ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale, ka thënë komandanti i përgjithshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjenerali, Michele Risi.

12:15
“Na sheh nga Parajsa?” Vdiq në Wuhan, vjen në jetë djali i mjekut hero!

“Na sheh nga Parajsa? Dhurata e fundit që më bëre, erdhi në jetë sot”! Bashkëshortja e mjekut hero, i pari që paralajmëroi për koronavirusin e ri në Wuhan dhe që humbi jetën pikërisht prej tij, ka dhënë lajmin e bukur.

12:12
“Heqje e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshim të sistemit zgjedhor”/ Kërkesat e opozitës parlamentare (drafti)

Opozita parlamentare kishte lajmëruar për një konferencë për shtyp sot për kushtet për reformën zgjedhore, por ajo u anulua për shkak se nuk janë prezent 3 krerët e grupeve parlamentare opozitare.

12:11
Qetësia mori fund? Koreja e Veriut: Amerika ka qasje kërcënuese ndaj Penjanit

Pasi ndërpreu komunikimin me Korenë e Jugut, Veriu komunist tani po jep shenja se edhe marrëdhënia e vendosur më SHBA, është në fije të perit.

12:09
Tërmet në bursa! SHBA, rënia më e thellë që nga marsi

E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve.

11:59
Plumba gome dhe sprej piperi/ Protestat për Floyd-in, në pikëpyetje rolit i Gardës Kombëtare

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka urdhëruar rishikimin e përgjigjes së Gardës Kombëtare ndaj protestave, që kanë nisur në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

11:56
Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Verifikim fakteve për dënimin me burg të përjetshëm të viktimës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës.

11:55
Studimi në Singapor/ Disa forma të gripit të zakonshëm na mbrojnë nga Covid-19!

Disa forma të gripit të zakonshëm mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga Covid-19, sugjeron një studim shkencor i realizuar së fundi në Singapor.

11:51
Tmerr në Amerikë: I helmonte, pastaj i filmonte të pastrehët!

Një burrë në Kaliforni është akuzuar për helmimin e tetë personave të pastrehë me një substancë të përshkruar si “dy herë më të fortë” sesa spreji me piper.

11:48
PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj/ Letra i shkon dhe ambasadorëve Soreca dhe Kim

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar dënimin për armëmbajtje pa leje të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Organi i akuzës u vu në lëvizje pas kërkesës së depozituar 4 muaj më parë nga selia blu, për verifikimin e mandatit të Malajt.

11:47
“Të ulen kuotat”/ Provimi i Maturës, ngrihen në protestë edhe gjimnazistët e Beratit

Teksa maturantët e kryeqytetit kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë së Arsimit, në protestë janë ngritur edhe gjimnazistët e Beratit, për shkak të vështirësisë në testin e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

11:35
“E ardhmja jonë vdiq”/ Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit

Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit protesta sa i takon provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

11:30
Video/ Pak pas ekzekutimit të Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit”

Kjo video që shihni është pak pas ekzekutimit të Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit”, vendi ku ndodhi ngjarja.

11:20
Nga dhunimi i nënës dhe motrës te vjedhja/ 5 të arrestuar në Durrës, mes tyre 2 të shpallur në kërkim

Janë kapur dhe ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar në Durrës, si dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

11:15
“Zgjedhje të lira dhe të ndershme”/ PPE: Marrëveshja për Reformën Zgjedhore të votohet sa më shpejt në Kuvend

“Grupi i Partive Popullore Evropiane mirëpret marrëveshjen politike për Reformën Zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale “, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE-së, dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian të Shqipërisë, ku u diskutua për kushtëzimin e BE-së dhe masat përkatëse që duhen ndërmarrë nga qeveria.

11:07
U veshën si policë për të çuar drogë në Greqi/ Ngjarja e 2019-ës, shkon në 9-të numri i të arrestuarve

Ka shkuar në nëntë numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurila” finalizuar në muajin nëntor 2019, ku është ndaluar një bashkëpunëtor tjetër​ i implikuar në ngjarje.

11:04
Viktima e 36/ Ministria e Shëndetësisë: Një 71-vjeçar nga Durrësi humbi betejën me covid-19 (31 raste)

Ministria e Shëndetësisë njofton se kemi një humbje jete në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

11:00
5 arsye pse japonezët bëjnë dush në darkë

Të lahesh në mbrëmje përpara se të shkosh në shtrat mund të përmirësojë gjumin tuaj, zbulon një hulumtim i fundit. Dhe duket se japonezët e dinë këtë përfitim përpara gjithë pjesës tjetër të botës. Por, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera pse ata preferojnë që dushin ta bëjnë në darkë dhe jo në mëngjes…

10:59
Naftëtarët duan pagat/ Punëtorët e Uzinës në Ballsh sërish në protestë sot

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë protestuar sërish sot ku kërkuan për të disatën herë rifillimin e punës.

10:55
“Pandemia e ka thelluar krizën”/ Basha me fermerët në Berat: Qeveria i braktisi në ditë të vështira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një takim me fermerët në Berat.

10:50
Goditi muret e Komisariatit/ Arrestohet shoferi 26-vjeçar në Tiranë, kundërshtoi dhe gjuajti policët

Një 26-vjeçar, drejtues mjeti është arrestuar në Tiranë pasi nuk i ishte bindur urdhrit të ligjshëm të efektivëve për të ndaluar, i ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës.

10:45
Kanabis në Durrës/ Prangosen 2 persona, procedohet kryeplaku dhe një tjetër shpallet në kërkim

Pas kontrolleve antikanabis, 2 shtetas ranë në pranga në Durrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

10:44
5 rastet me Covid-19 në Vlorë, vatër e re në një fasoneri

Burime nga Spitali i Vlorës pohuan për Top Channel se nga testimi rezultuan 5 raste pozitiv me Covid-19.

10:38
“Të qash e të mos qeshësh dot”/ Rama publikon “gafën” e Bashës, nxjerr videon me bizneset që kanë fituar pagën e luftës

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se disa nga bizneset e vogla, me të cilat kryedemokrati Lulzim Basha ka patur takime dhe ku janë përcjellë ankesa, në fakt janë përfitues të pagave të luftës që i kanë marrë tashmë.

10:34
Aksident në Korçë/ Përplaset me makinën, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë.

10:30
Dita e Çlirimit të Kosovës/ Shahini: Mos të harrojmë falë kujt kemi lirinë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dha një mesazh në kuadër të Ditës së Çlirimit të Kosovës, plot 21 vite më parë.

10:27
Foto/ Zbuloni cilat kafshë ka “përkëdhelur” natyra

Te gjitha kafshët janë te ndryshme, por jo te gjitha ndryshimet mund te shihen nga syri. Disa prej tyre kane histori te veçanta, disa shenja te veçanta e te tjerë personalitete unike.

10:23
Detaje të reja/ Itenerari i Billës deri në ekzekutimin e tij, para 5 ditësh erdhi nga Belgjika

Top Channel mëson të reja të tjera për Hekuran Billën 40 vjeç, që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

10:18
Laboratori i kanabisit në Mbrostar/ Arrestohet pronari i banesës, më parë iu kap gruaja dhe i biri

Në muajin maj policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë i koduar “Laboratori”, ku u arrestuan Qamile dhe Anxhelo Kapaj teksa u shpall në kërkim Aleksandër Kapaj kryefamiljari , pasi banesën e tyre e kishin kthyer në laborator kanabisi.

10:06
Ekzekutimi i Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit”/ Dalin pamjet, ja makina e djegur e autorëve të dyshuar

Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

10:03
Natyra e magjishme/ A e dini cila lule është më e vogël dhe cila më e madhe në botë?

Shikoni se si natyra e magjishme i ka treguar aftësitë e veta duke bërë lulen më të vogël dhe lulen më të madhe në botë.

09:55
U ekzekutua dje tek “Komuna e Parisit”/ Hekuran Billa premtoi se do niste punën si korrier, kishte dorëzuar raporte mjekësore për të…

Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

09:37
Konfirmohet në detyrë Etleva Deda, gjyqtare në GJKKO

Gjyqtarja Etleva Deda e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë konfirmimi në detyrë nga KPK.

09:22
Sërish shifra të larta! 31 raste me covid-19 në 24 orët e fundit, harta e shpërndarjes

Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga 300 testime të kryera në 24 orët e fundit, 31 raste pozitive janë konfirmuar me covid-19 në vend.

09:08
Durrës/ Kontrolle me dron dhe 80 forca policie në aksionin anti kanabis

Policia e Durrësit zhvilloi një kontrolli masiv i territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

08:59
Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç/ Policia: Ja masat e marra

Policia e Lezhës ka njoftuar masat për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor.

08:49
Covid-19/ Nënë e bijë në Belsh pozitive. Në Vlorë 5 raste të reja

Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend.

08:46
Sistemi matës/ Nis instalimi i rreth 120 mijë pajisje të reja “smart”

Ka nisur instalimi i rreth 120 mijë pajisje të reja “smart” në sistemin matës të energjisë elektrike.

08:36
Video/ Plazhi i famshëm Copacabana, shndërrohet “në një varrezë masive”

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.