Teksa maturantët e kryeqytetit kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë së Arsimit, në protestë janë ngritur edhe gjimnazistët e Beratit, për shkak të vështirësisë në testin e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ata shprehen se nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.

“Letërsia është gjithmonë e vështirë, ama gjuha nuk kishte asnjë lidhje me testin. Ne u bazuam në testin që ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim”, shprehen disa maturantë.

“Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program. Të ulen kuotat. Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë”, deklarojnë disa të tjerë.

“E ardhmja jonë vdiq”/ Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit

Top Channel