Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë protestuar sërish sot ku kërkuan për të disatën herë rifillimin e punës.

Punonjësit e uzinës u mblodhën sot para portës së ndërmarrjes, ndërsa kërkojnë nga qeveria që të shprehet mbi të ardhmen e rafinerisë dhe punonjësve.

Pas ndryshimit te pronarëve te rafinerisë deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje se çfarë do te bëhet. Aktualisht ata janë te papunë.

Megjithëse kanë përfituar pagën e luftës, naftëtarët nuk dinë se si do te shkojë e ardhmja e uzinës. Ndërprerja prej disa muajsh e prodhimit, i ka lënë naftëtarët te papunë dhe pa asnjë te ardhur financiare.

Edhe më herët më 9 qershor, naftëtarët protestuan të ndarë ne dy grupe, përpara prefekturës në Fier dhe në hyrje të uzinës në Ballsh për rifillimin e punës.

Top Channel