Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, arrestohet autori
Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga 300 testime të kryera në 24 orët e fundit, 31 raste pozitive janë konfirmuar me covid-19 në vend.
Nga të cilat: 8 në Tiranë, 6 Pukë, 5 Vlora, 5 Shkodra, 2 Durrës, 2 Krujë, 2 Elbasan dhe 1 Lushnja.
Top Channel mëson se në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.
Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë. Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty. 46 vjeçarja ka qenë e shtruar ne Elbasan fillimisht , pastaj e kanë nisur në Tiranë pasi vuante nga disa sëmundje. Tani ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.
Po ashtu në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri.
Në total gjatë ditës së djeshme në Vlorë u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë ( të djeshëm).
Ndërkohë 30 tamponë të kryer në Gjirokastër përfshi 3 familjarë të personit pozitiv që është i shtruar në Tiranë rezultuan negativ. 68 vjeçari që u konfirmua dje pozitiv është i shtruar në spital në QSUT që prej 23 ditësh për tu kuruar për hepatitin B. Ai u infektua me Covid në spital.
Top Channel