Sot Juventus-Milan/ Kupa e Italisë ‘rindez’ motorët

12/06/2020 14:51

Futbolli i luajtur dhe jo ai i diskutimeve pa fund në tavolinat e politikës dhe shëndetësisë, do të rikthehet më në fund në Itali sot në mbrëmje.

Është dita e madhe e Juventus Milan, gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë që starton në orën 21:00 e që do të zbulojë njërin nga ekipet që do presë biletën për finalen.

Në një kohë kur kriza e pandemisë është zbehur disi në vendin ku numëroheshin qindra viktima cdo ditë, edhe futbolli do të përshtatet. Nuk do të ketë kohë suplementare në rast barazpeshe por drejt e tek penalltitë.

Skuadrat do kenë mundësi sot në mbrëmje e në vazhdim të bëjnë nga 5 zëvendësime, edhe pse të përqendruara në vetëm 3 ndalesa loje. Zllatan Ibrahimovic do të jetë munges e madhe e sfidës ndërsa Juventus favorite ka paralajmëruar një tredhëmbësh ofensiv që prite të bëjë diferencën.

Arbitri Daniele Orsato do vendosë drejtësinë në superndeshjen e Torinos, aty ku do jenë prezentë vetëm 300 persona në stadium. Mes tyre 6 mbledhës topash, dhe 10 gazetarë në përballjen që do nisë me një minutë hestje për viktimat e coronavirus.

Top Channel