“Çfarë bëri Turi se më iku truri”/ Ironi në pankarta, pyetja në provimin e Maturës që pushtoi rrjetin

12/06/2020 13:14

Pas provimit të gjuhës së huaj, 31 mijë maturantë u testuan ditën e djeshme në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Me të përfunduar testimi i dijeve të tyre, rrjetet sociale u pushtuan nga postime të shumta, ku maturantët shprehnin pakënaqësi sa i takonte përpilimit të tezës.

Gjimnazistët e cilësuan të vështirë provimin dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit. Vëmendje të veçantë mori një nga pyetjet e provimit, e cila kishte në qendër të saj personazhin Turi.

Por cila ishte pyetja e shumëpërfolur?

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të , bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.

“Turi mund t’i bënte të katër veprimet”, u shpreh një gjimnazist gjatë protestës së sotme, e cila ka gjetur shtrirje jo vetëm në kryeqytet por edhe ne Berat.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel