Një 26-vjeçar, drejtues mjeti është arrestuar në Tiranë pasi nuk i ishte bindur urdhrit të ligjshëm të efektivëve për të ndaluar, i ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. P., banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 05:00 të mengjesit , në rrugën “Mikel Maruli”, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky shtetas i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Top Channel