Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend.

Top Channel mëson se në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.

Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë. Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty. Ndërkohë ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.

Po ashtu në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri.

Në total gjatë ditës së djeshme në Vlorë u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë ( të djeshëm).

Ndërkohë 30 tamponë të kryer në Gjirokastër përfshi 3 familjarë të personit pozitiv që është i shtruar në Tiranë rezultuan negativ. 68 vjeçari që u konfirmua dje pozitiv është i shtruar në spital në QSUT që prej 23 ditësh për tu kuruar për hepatitin B. Ai u infektua me Covid në spital.

Top Channel