Burime nga Spitali i Vlorës pohuan për Top Channel se nga testimi rezultuan 5 raste pozitiv me Covid-19.

4 prej tyre familjarë të rastit të parë si dhe 1(një) rast i ri, vatër e re në një fasoneri.

Bashkëshortja e 40 vjeçarit të infektuar me covid, rezulton pozitive dhe është punonjëse në një prej fasonerive në Vlorë.

Në total gjatë ditës së djeshme (e enjte, 11 qershor), u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë (të djeshëm).

Informacion në zhvillim…

Top Channel