E mërkurë, 17 Qershor 2020
00:57
Ngec drafti i reformës/ Mosmarrëveshje për tenderin e identifikimit biometrik dhe rikompozimin e KQZ

Këshilli Politik i reformës zgjedhore nuk mundi ta avancoj më tej draftin final të kodit të ri zgjedhor ku pritet të sanksionohen të gjitha modalitetet e tenderit në realizimin e identifikimit elektronik. Këshilli vendosi të presë një opinion nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

00:44
Dita e parë në Kosovë, Lajçak takohet edhe me përfaqësuesit e komitetit ndërkombëtar

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar ditën e parë të qëndrimit zyrtar në Prishtinë.

00:31
Top Story/ Vetëm Dhërmi-u nuk njeh frikë nga Covidi, miliarderët e vilave do të pushojnë aty

Një tjetër destinacion shumë i preferuar nga të rinjtë është Dhërmiu. Plazhi i pastër dhe shkëmbor i ndërthurur me kodrat që e rrethojnë e bënë më të veçantë nga plazhet e tjera.

00:29
Top Story/ Parku i Llogorasë, janë anuluar 100 % të prenotimeve deri në shtator

Për të vazhduar drejt bregdetit të jugut Top Story u ngjit në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Pylli i dendur me drurë duket si një kurorë që sa vjen e zgjerohet. Ndërkohë që herë pas here mjegulla lëshon mbi to petkun e saj të bardhë.

00:23
Top Story/ Italiani me hotel në Vlorë: Skam asnjë rezervim, po pres turistë të minutës së fundit

Top Story vijon udhëtimin më në jug të vendit për të vizituar perlat e kësaj zone. Vlora është një nga qytete më të preferuara për shkak të plazheve të bukura që ofron. Rregullimi i shëtitores ose siç quhet tani Lungo Mare, ka tërhequr pranë vetes me mijëra turistë.

00:14
Top Story/ Laguna e Karavastasë, dikur priste 1000 turistë në ditë për xhiro me varkë, kurse sot është vetëm varkëtari

Destinacioni i radhës ku ka udhëtuar Top Story është Divjaka. Peizazhi që të ofron Laguana e Karavastasë është nga më të bukurat që ka vendi ynë. Çdo turist që vjen në Divjakë pikën e parë të qëndrimit e ka në portin e varkave. Vjet në këtë periudhë kanë qenë mbi 1000 turistë në ditë që mbanin radhë për shëtitjen me varkë. Këtë vit, përveç varkëtarit, turistët janë sporadik.

00:10
Top Story/ Periudhë e vështirë për turizmin në Durrës, pësoi dy goditje: tërmetin dhe coronavirusin

Plazhi i Durrësit është i preferuar nga të huajt pasi ka portin dhe ndodhet dhe shumë afër aeroportit të Rinasit. Por dy goditjet që ka marrë ky qytet në një kohë shumë të shkurtër po reflektohen edhe në mungesën e turistëve. Tërmeti shkaktoi dëme në njerëz dhe në ekonominë e qytetit.

00:06
Top Story/ Velipoja dhe Shëngjini bosh, nuk i frekuenton askush për shkak të panikut nga Covid-19

Plazhi më i frekuentuar për turizëm patriotik pas Velipojës është Shëngjini. Sapo mbërritëm në Shëngjin, ajo që na ra në sy, janë qepenat e mbyllura të shumë bizneseve. Këtu duket sikur vendi është “fantazëm” për aq kohë sa nuk popullohet nga pushuesit.

00:03
Top Story/ Një bujtinë duhet të presë 10 turistë në ditë, për të mbuluar shpenzimet përgjatë vitit

Le të analizojmë më me detaje shpenzimet e detyrueshme mujore që ka një bujtinë në veri të vendit. Do të marrim në shqyrtim një bujtinë me 15 dhoma në Theth. Analiza do të bëhet për taksat lokale, tatimet, taksën e fjetjes, taksën e turistit, kontributet, pagat e punonjësve dhe shpenzimet e tjera të detyrueshme.

00:02
Ansu Fati dhe Messi “likuidojnë” Leganesin, Barça konsolidon kreun

Barcelona e post-COVID shënon, fiton dhe nuk pëson. Në të dytën sfidë radhazi, katalanasit fituan me rezultat të pastër, këtë herë ndaj Leganesit të vendit të fundit, duke mos hasur probleme e duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për garën e titullit. Ansu Fati dhe Messi që ishin dy protagonistët e 90 minutave me golat e tyre.

E martë, 16 Qershor 2020
23:58
Top Story/ Turizmi në Tamarë dhe Lepushë, banorët: Jemi kthyer në kohën kur nuk na vizitonte askush!

Kjo rrugë gjarpërushe është simboli i Tamarës. Ndalesën e radhës do ta bëjmë në Lepushë, ku malet dhe natyra e saj ngjajnë me ato të Zvicrës. Ndikimi i pandemisë është ndier edhe në këtë zonë. Turistët e huaj që mbajnë gjallë fshatin, mungojnë.

23:51
Top Story/ Bujtinat në veri të vendit shkurtojnë stafin, tragetet në Valbonë punojnë me gjysmë kapaciteti

Në këtë pjesë të dytë të Top Story do të flasim për veriun e vendit, për turizmin malor, atë që frekuentohet më së shumti nga shtetas polakë, çekë, italianë, zviceranë e shumë të tjerë.

23:45
Top Story/ Agro-turizmi në Leskovik, dhjetëra fermerë me sytë nga turistët, u prishen produktet ushqimore

Sa më shumë që gjarpëron makina e Top Story në rrugën drejt Leskovikut aq më shumë hapet para nesh madhështia e natyrës së vendit tonë. Ndalesën e radhës Top Story e ka në agroturizëm. Ky biznes është zhvilluar ndjeshëm kohët e fundit. Por situata për ta është në disfavor. Shumica e produkteve bio që prodhojnë gjatë viti, po u prishen.

23:39
Top Story/ Hotelet në Korçë: Janë anuluar grupet turistike për qershorin, korrikun dhe gushtin

Top Story ka udhëtuar drejt Korçës, i quajtur Parisi i vogël i Shqipërisë. Por edhe ky qytet nga pandemia duket se e ka humbur shkëlqimin e tij. Baret, restorantet dhe hotelet nuk janë më të mbushur si dikur.

23:35
Top Story/ Turizmi pikiatë në Pogradec, mijëra nxënës anulojnë ekskursionet e sezonit

Top Story ka udhëtuar nga njëri skaj i Shqipërisë në tjetrin për të parë nga afër situatën me të cilën po përballet turizmi.

23:29
Hakerë të mbështetur nga Kina me objektiv fushatën elektorale Biden

Uashington – Kompania Google njoftoi këtë muaj se hakerë që mbështeten nga Kina u pikasën ndërsa sulmonin anëtarët e stafit të fushatës elektorale të ish-Nënpresidentit Joe Biden.

23:03
Fluturimet e konfirmuara, TIA bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kush lejohet të udhëtojë

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:

22:37
Grabitja me armë e postës në Tiranë, reagon policia

Policia me anë të një njoftim zyrtar, policia deklaron se janë ngritur kontrolle në pikat hyrëse dhe dalës ne Tiranë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

22:30
Grabitet një pikë postare në Tiranë

TIRANË- Një postë në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se, kanë qenë dy persona që kanë kryer grabitjen e pikës postare që ndodhet pranë ish-sheshit Shqiponja.

22:29
Bayern Munchen shpallet kampion, i 8 radhazi

Bajerni i Mynihut u rikonfirmua në fronin e futbollit gjerman dhe e bëri këtë dy ndeshje nga fundi, me një sukses minimal në fushën e Verder Bremen që i jep Maistershalen ekipit të Hansi Flik.

22:17
I riu godet në kokë 92-vjeçaren, e lë të shtrirë në tokë dhe ikën sikur s’ka ndodhur asgjë

Një burrë në Manhattan të SHBA-ve ka goditur në kokë një 92-vjeçare, e cila si rezultat është rrëzuar në tokë. I riu është filmuar duke ecur shumë pranë të moshuarës në një trotuar dhe papritmas e godet në kokë duke e hedhur në tokë.

22:09
Foto/ Aksident horror! Kamioni “rrafshon” makinën

Një aksident i rëndë është regjistruar në Kinë, por fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk raportohet për humbje në jetë.

22:08
“Bukuri vrastare”/ Gjahtaret seksi pozojnë me prenë e tyre…

Një faqe online në Instagram, u bën thirrje “gjahtarëve seksi” që të pozojnë me prenë e tyre. Në fotot e mëposhtme, shumica e vajzave shihen me veshje ushtarake, armë në duar dhe pranë vetes kanë prenë e tyre të vrarë.

22:02
Fiks Fare/ Saranda turistike 2020, pas eksperimentit 3 ditë pa ujë, shkon te furnizimi me autobote …

Dy vite më parë, Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lula, deklaroi se i ka lënë banorët edhe 3 ditë pa ujë dhe askush nuk e ka telefonuar. Ai pranoi se kishte bërë një eksperiment për të parë reagimin e banorëve, deklaratë e cila shkaktoi irritimin e banorëve. Por, disa vite më pas, e njëjta situatë është me ujin e pijshëm në Sarandë. Në krye të Ujësjellësit të Sarandës është i njëjti drejtor që bëri këtë deklaratë. Dhe, i njëjti, dy vite më pas, do e furnizojë Sarandën në vitin 2020 me ujë të pijshëm me autobote!

21:53
Air Albania jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nisin fluturimet

Air Albania nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se nga data 22 qershor do të fillojë fluturimet.

21:52
Taivani thotë se ka përzënë nga hapësira ajrore gjuajtësit kinezë J-10

Një tjetër avion kinez është interceptuar nga gjuajtësit e Taivanit, në episodin e fundit të serisë së incidenteve me ishullin autonom pranë Kinës, që kjo e fundit e pretendon si të sajin.

21:42
Kosovë/ Policia jep detaje rreth ngjarjes tragjike ku humben jetën dy fëmijë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Milloshevë, ku humben jetën dy fëmijë, teksa po laheshin në një liqen artificial

21:33
Autoritetet zvicerjane kërkojnë personin që harroi në tren $191,000 në shufra ari

Policia në Zvicër janë vënë në kërkim të një individi pak harraq që kishte lënë në një tren një pako me shufra floriri me vlerë $190,000.

21:32
Miliarderja Kylie: E dua aq shumë sa dua të shpërthej…

Stormi është personi më i rëndësishëm në jetën e Kylie Jenner, dhe këtë miliarderja 22 vjeçare e ka treguar vazhdimisht.

21:23
Shtohen tensionet/ Seuli dërgon tanket në kufi

Koreja e Jugut po grumbullon tanke në kufi pasi veriu komunist hodhi në erë zyrën ndërlidhëse në qytetin kufitar, Kaesong.

21:17
Austri, policia mbron vendimin për të gjobitur qytetarin për “lëshim ajri” provokativ

Një burrë në Vienë është gjobitur €500 për një lëshim të zhurmshëm ajri para policisë, në një vendim që tashmë policia e kryeqytetit austriak po përpiqet të mbrojë me çdo argument.

21:17
Mustafa pret marrëveshje finale me Serbinë deri në fund të vitit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehet optimist se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, do të arrihet deri në fund të këtij viti.

21:09
“Grupet kriminale po lajnë hesape”/ SHISH: Nga jashtë vendit koordinojnë trafikun e drogës

Ky është raporti i Shërbimit Informativ të Shtetit, për gjendjen e sigurisë në vendin tonë për vitin 2019. Raporti nis me krimin e organizuar në vend, që sipas SHISH,  grupet kriminale po shtrijnë tentakulat për aktivitetin e tyre jashtë vendin tonë, kur bëhet fjalë për rrjetet e dograve të forta. Shërbimet inteligjente, thonë se kjo ka ardhur për shkak sepse krimi po përdorë paratë e vëna nga aktivitetet kriminale, por në anën tjetër kanë qenë edhe të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj.

21:08
Këshilli Politik/ Gjiknuri: PD kërkon të kthehet në KQZ aktuale

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuari pas mbledhjes së sotme, ka deklaruar se PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht dhe anëtarët aktualë të KQZ dhe për të nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi nëse vijohet me të njëjtën mënyrë si është KQZ aktuale.

20:59
E njohu në Facebook/ Nusja i del burrë, e kuptoi pas dy ditësh

Një burrë në Indonezi, është divorcuar vetëm dy ditë pas dasmës, pasi mësoi se gruaja e tij ishte një burrë. Burri i identifikuar si Muhamed 31-vjeç, kishte rreth një muaj që ishte njohur në Facebook me ish-partneren e tij Mita.

20:56
Vrasësi që dogji nëntë njerëz i shpëton drejtësisë falë koronavirusit

Një i akuzuar për dy zjarrvënie shtëpish ku u vranë nëntë njerëz, i ka shpëtuar përkohësisht drejtësisë duke fituar një tjetër gjyq falë epidemisë së koronavirusit.

20:47
E denoncoi Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen, arrestohet Sami Dema

Një avokat 56-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në pranga në Kurbin.

20:32
Kreu marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin, arrestohet mësuesja

Një mësuese në Florida të SHBA-ve, është arrestuar pasi një student  denoncoi në polici se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

20:23
Hakerë të mbështetur nga Kina me objektiv fushatën elektorale Biden

Uashington – Kompania Google njoftoi këtë muaj se hakerë që mbështeten nga Kina u pikasën ndërsa sulmonin anëtarët e stafit të fushatës elektorale të ish-Nënpresidentit Joe Biden.

20:22
Xhelal Mziu nën hetim/ Po verifikohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pas dy kallëzimeve

Ish kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është vendosur sërish nën lupën e drejtësisë, kësaj radhe nga prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Burime të Top Channel thonë se Xhelal Mziu, po verifikohet nga dy prokurorët Sotir Kllapi dhe Klodian Braho për shpërdorim detyre dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social.

20:18
Steroidi i thjeshtë vlerësohet si ‘shërimi i mrekullueshëm’ kundër COVID-19

Një steroid i lirë e i pakushtueshëm i quajtur deksametazon, është bërë mjekimi i parë i provuar që shpëton jetë mes pacientëve të COVID-19, në atë që shkencëtarët quajtur “arritje madhore” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

20:11
Izolimi mund të kthehet/ Nga neglizhenca rrezikojmë të futemi sërish në karantinë

10 të sëmurë me Covid janë në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë po luftojnë për jetën, ndërkohë që në spital janë 50 persona të shtruar që duan kujdes të shtuar mjekësore.

20:07
Rama: Nuk do mbyllemi/ “Ndalohen grumbullimet, edhe ato politike. Do ndërhyjë policia”

Numri rekord shënuar sot me të prekurit pozitiv nga Covid 19 detyroi Kryeministrin Edi Rama të përcjellë një mesazh nga ku tha se nuk vazhdohet dot më me pa-përgjegjshmëri që vret.

20:07
Ambasada e SHBA-ve njoftim të rëndësishëm për udhëtarët me vizë amerikane: Nuk lejohen transit…

Ambasada e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar të gjithë qytetarët me viza amerikane të cilët janë bllokuar për shkak të mbylljes së udhëtimeve në kuadër të masave anti-covid se aktualisht këtyre qytetarëve nuk iu lejohet që të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen.

20:05
Me pacientët në Infektiv/ Najada Como mesazh qytetarëve: ne nuk jemi ndalur asnjë cast

Ata që janë jashtë duhet ta dinë ça më ka heq shpirti.

20:04
Osmani pas takimit me Lajçak: Qeveria është e vetmja që duhet të përfaqësojë Kosovën në dialog

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar kryesisht për procesin e dialogut i cili pritet të fillojë shumë shpejt.

20:00
PD: Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar sërish

Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë dhe shprehet se Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar sërish.

19:57
Mediat: Të paktën 20 ushtarë indianë të vrarë në kufi, më shumë se 100 të plagosur

Mediat ruse pretendonin sot se një burim i ushtrisë indiane ka pranuar se viktimat e përplasjes së fundit kufitare Indi-Kinë në zonën e Himalajeve ishin të paktën 20 ushtarë indianë, ndërsa rreth 130 të tjerë kishin marrë plagë gjatë luftimeve.

19:40
Neritan Liçaj: Ja ku ngjason diktatori Enver Hoxha me kryeministrin Rama

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar aktori Neritan Liçaj. Temë në studio ishte diktatori Enver Hoxha. Teksa po flisnin për diktatorin, moderatori i emisionit Flori Gjini pyet Neritanin se a gjen në ditët e sotme një karakter të përafërt me Enver Hoxhën. Aktori u përgjigj se gjen dhe diktatori Hoxha i ngjason me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ndonëse Enver Hoxha goditi fenë dhe intimidoi artin, kryeministri Rama sipas Liçaj e shkatërron hapur atë.

19:39
Shqiptarët e gjobitur për thyerjen e leje qëndrimit në Greqi, Rama jep lajmin e mirë: Jeni të lutur të aplikoni…

Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, për shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.

19:34
Kapet avokati 56-vjeçar i shpallur në kërkim, akuzohet për korrupsion aktiv

Një avokat 56-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në pranga në Kurbin.

19:29
141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, vetëm 5 të shëruar

Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

19:28
Makina përplaset me motorin, plagoset 21-vjeçari në Kamëz

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Kamzës, ku një makinë ka përplasur një motor ku si pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

19:22
Porti Flavia, relika e gjeologjisë dhe inovacionit bregdetar italian

Një nga udhëtimet e të përditshmes italiane Corriere della Sera, rrjeti kishte sjellë për lexuesit pamje të Masua, në provincën Carbonia-Iglesias të ishullit të Sardegna.

19:16
FOTO/ U diagnostikua me kancer dy ditë para se të sillte në jetë vajzën, shërohet 24-vjeçarja

Një grua në Britaninë e Madhe ka zbuluar se ka rrezikuar së tepërmi që mos sillte në jetë vajzën, pasi vetëm 48 orë para lindjes ajo u diagnostikua me një kancer të rrallë.

19:15
Gardisti dhe dy shokët e tij i hyjnë në banesë për të vjedhur kokainë, i riu i denoncon: Thanë jemi policia, thërrisni ‘vrite vrite’

Ai quhet shkurt Gyli, punon në Gardën e Republikës dhe kishim bërë plan që së bashku me dy të tjerë të vidhnim katër kilogramë kokainë në banesën e E.M”- kështu e nisi njëri nga të dyshuarit rrëfimin e tij , duke ekspozuar emrin e njërit prej bashkëpunëtorëve që më pas rezultoi se ishte realisht efektiv i Gardës së Republikës dhe quhet A.Kala tha një burim pranë policisë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

18:53
A cenohen të dhënat? Ja si funksionon aplikacioni gjerman paralajmërues për Covid-19

Vende të tjera kanë prej kohësh aplikacione për të konstatuar zinxhirin e infektimit. Në Gjermani, aplikacioni po vjen tani. Por me hak: mbrojtja e të dhënave është zgjidhur në mënyrë shembullore.

18:49
Media britanike: Restoranti shqiptar shërben mish ariu. Shqiponjat, dhelprat dhe majmunët…

Një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu të vrarë ilegalisht, si pjesë e një biznesi me botën e kafshëve të egra që në këtë vend duket se është ende jashtë kontrolli, shkruan media britanike Indenpendent.

18:34
E ardhmja e procesit izraelito-palestinez në pikëpyetje

E ardhmja e procesit izraelito-palestinez të paqes është në pikëpyetje ndërsa Izraeli përgatitet të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në javët e ardhshme. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas thotë se i ka dhënë fund të gjithë bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin.

18:19
Himalaje/ 3 ushtarë të vrarë në përplasjet kufitare Kinë-Indi

Të paktën tre ushtarë indianë janë vrarë në një konfrontim me trupat kineze ne territorin e kontestuar mes dy superfuqive aziatike në Himalaje.

18:15
Covid-19/ Shteti gjerman pjesëtar i CureVac – vaksina do të ishte sensacion

Qeveria federale do të marrë pjesë në kompaninë bioteknologjike të Tübingen-it CureVac.

18:15
Paskal Milo në Top Talk: Nuk mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me Edi Ramën

Raportet politike brenda së majtës thuajse janë inekzistente. Kreu i PDS-së Paskal Milo i ftuar në Top Talk pohoi se raportet mes tij dhe Kryetarit të PS-së Edi Rama janë zero.

18:00
Basha: Banorët dhe bizneset në Kamëz në ditët më të zeza të tyre

Banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë.

17:54
Mesazhi i koduar. Kujt po i shkel syrin Paskal Milo?!

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

17:53
Kosovë/ Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur, tjetri po kërkohet

Dy fëmijë kanë rënë në një puset në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Njëri është nxjerr i vdekur teksa tjetri është duke u kërkuar nga njësitet e shptëtimit.

17:49
Cakaj takon Džaferović: Antarësimi në BE, mbyll çështjet dypalëshe në Rajon

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Sarajevë, zhvilloi një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović.

17:49
Vritet nusja e re që “iku me një tjetër” disa ditë pas martesës me mblesëri

Një nuse adoleshente që u largua me një burrë tjetër dy ditë pas martesës së saj me mblesëri, është gjetur me kokë të prerë të dielën, thanë mediat iraniane.

17:44
Arrestohet anglezja, tentoi të vrasë kuksianin në Londër

Policia e Londrës thotë se ka arrestuar një 26 vjeçare në lidhje me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë në zonën Barking në lindje të kryeqytetit britanik.

17:27
Ndërron jetë në burg “Daja”, djali akuzon personelin për neglizhencë…

Disa ditë më parë ka ndërruar jetë Ragip Hajdini, i njohur ndryshe si Daja nga Kosova, i cili ishte arrestuar dhe akuzohej si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit, më 9 prill 2019.

17:19
Burgoset babai mizor, përdhunoi vajzat dhe motrën për më shumë se 20 vjet

Një burrë është burgosur dje për 20 vjet për një seri përdhunimesh dhe abuzimesh seksuale ndaj motrës së tij më të vogël dhe bijave të tij gjatë një periudhe 23 vjeçare.

17:15
NATO-ja kërkon hollësi rreth pakësimit të trupave të SHBA në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca po kërkon hollësi rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ulur numrin e trupave të SHBA në Gjermani. Ai i bëri komentet të martën, ndërkohë që propozimi për shkurtimin e trupave i ka kapur aleatët në befasi.

16:58
Kanye West “në konkurrencë” me bashkëshorten Kim Kardashian

Nga firma “Yeezy” e Kanye West nuk do të kemi më vetëm veshje e këpucë, por edhe produkte të ndryshme kozmetike.

16:55
FOTO/ Ishin veshur në mënyrë ekstravagante, nënë e bijë përzihen nga supermarketi

Një nënë dhe vajza e saj në Britaninë e Madhe kanë ngritur një padi ndaj një supermarketi, pasi punonjësit e saj nuk i lejuan të futeshin brenda, për shkak se sipas tyre veshja që ato Kishin veshur ishte e papërshtatshme. Chantell Humphreys, 46 vjeçe dhe vajza e saj Isabelle 18  vjeçe, nuk janë pranuar që të futen në një supermarket nga një punonjës, për faktin se veshjet e tyre ishin të papërshtatshme për një ambient familjarë.

16:55
Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “Për tregjet e kapitalit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin “Për tregjet e kapitalit”.

16:52
U rrëzua nga një lartësi prej 150 metra/ Ndërron jetë 16-vjeçarja alpiniste

Alpinistja Luce Douady, është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë. 16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në  jug-lindje të vendit. Luce, mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

16:47
Covid-19/ Rikthehen skenat apokaliptike teksa Kina vë në rresht të infektuarit e dyshuar

Në pamjet e marra sot në zonën Xinfadi të Pekinit, radhë të mëdha ishin formuar në rrugë teksa zyrtarë në veshje të rënda mbrojtëse drejtonin njerëzit nëpër autobuzë duke përdorur megafonë.

16:33
Basha: Prej 7 vitesh Rama po shtyn shqiptarët drejt krizës, do e largojmë shumë shpejt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në Twitter, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt varfërisë.

16:25
Dj Blunt ofendon Ledri Vulën, e quan dështak

Dj Blunt duket se po nxit zjarret për të tjera konflikte online siç bëri vitin e kaluar.

16:24
Koronavirus, ekspertët britanikë/ Një ilaç i lirë, që shpëton jetë. Emri…

Një ilaç i lirë dhe i disponueshëm në treg, i quajtur dexamethason, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve seriozisht të sëmurë me koronavirus. Ekspertët britanikë thonë se një dozë e ulët e trajtimit me steroid, është një arritje e madhe në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Ai redukton rrezikun e humbjes së jetës ne një të tretën për pacientët në ventilator. Për ata në oksigjen ai e redukton rrezikun ne një të pestën. Ilaçi është pjesë e testimit më të madh në botë të trajtimeve ekzistuese për të parë nëse funksionojnë me koronavirusin.

16:18
Rritja e infektimeve me Covid-19/ Rama jep 3 masat e rëndësishme: Nuk lejohen…

Kryeministri Edi Rama duke folur në Facebook rreth shpërthimeve në masë të infektimit me Covid-19, tha se nuk do të tolerohen më asnjë biznese që nuk respekton protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cenimi i jetës së qytetarëve.

16:13
Trump e konfirmon/ Do largoj trupat nga Gjermania

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar planet për të tërhequr 9500 trupa amerikane nga bazat në gjermani. Ai akuzoi Gjermaninë se po tregohej kriminele në pagesat e saj për NATO-n dhe tha se do të vazhdonte me planin nëse Berlini nuk do të ndryshonte kurs. Trump prej kohësh është ankuar se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjet e tyre. Ambasadori i Gjermanisë në SHBA tha se trupat amerikane nuk ishin në vend për të mbrojtur Gjermaninë por për të mbrojtur sigurinë transatlantike.

15:53
“Heqje LIRIE për ata që…”/ Shtimi i rasteve me Covid-19, Rama: Nëse do të vijojmë kështu do të na duhet të rimbyllemi

Kryeministri Rama, me anë të një lidhje live në “Facebook” ka një mesazh për të gjithë qytetarët.

15:39
Ndihmë për të dëmtuarit e tërmetit, Veliaj: Në Tiranë nisin pagesat në dorë për 3 mijë familje

Një pallat i ndërtuar para viteve ‘90 në njësinë nr. 10 ka marrë faqe te re, falë rikonstruksionit, mundësuar nga fondi i komunitetit.

15:34
Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Opozita e re kërkon zëvendësimin me Murrizin, në komisionin e reformës

Ditën kur Rudina Hajdari ndodhej e ngujuar në rezidencën amerikane në përpjekje për te arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore mes PD- PS dhe LSI grupi demokrat u mblodh ne një tjetër ambient atë te Kryesisë se Kuvendit për te vendosur shkarkimin e saj nga bashkëdrejtimi i reformës zgjedhore.

15:29
Izolimi mund të kthehet/ Nga neglizhenca rrezikojmë të futemi sërish në karantinë

10 të sëmurë me Kovid janë në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë po luftojnë për jetën, ndërkohë që në spital janë 50 persona të shtruar që duan kujdes të shtuar mjekësore.

15:25
Vendimi/ Veliaj fiton gjyqin ndaj Tabakut, reagon Rama: Shpif e gënjen njësoj si shokët, prioriteti nr. 1 i PD-së, një varg gjyqesh vazhdojnë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

15:21
Shkodër, 18 të infektuar/ Të infektuarit në fasoneri, gjykatë dhe OST

Kjo e martë e 16 Qershorit, ka regjistruar numrin rekord të të infektuarve edhe në Qarkun e Shkodrës, plot 19 persona pozitiv ndaj koronavirusit në 24 orët e fundit. 18 i përkasin qytetit dhe 1 në Pukë.

15:18
Ambasadori Luigi Soreca takim me ministren e Kulturës, ja çfarë u diskutua

Ambasadori Luigi Soreca, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u takua sot me Ministren e Kulturës Elva Margariti për të diskutuar mbi programin e ardhshëm të financuar nga BE-ja për rimëkëmbjen pas tërmetit në trashëgiminë kulturore – EU4Culture, programin e Bylisit për të promovuar sitin si një destinacion turistik dhe nisma të tjera të BE-së për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

15:10
Kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin, Jorida Tabaku: Vendimi u mor pas presionit politik që i bëhet …

Kryebashkiaku Erion Veliaj fiton gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun.

15:03
Protesta e maturantëve për provimet, Ministria e Arsimit sqaron: Ishte vërtetë një tekst me gabime, por qëllimi ishte të …

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka reaguar lidhur me ankesat e maturantëve për sa i përket provimit të Letërsisë.

14:57
Pandemia e koronavirusit/ Japoni, geishat nisin “punën” online

Geisha japoneze “Chacha” ulet në gjunjë, plot hijeshi, përpara një audience që nuk është para saj, por kilometra larg, duke e parë online. Geisha e hijshme 32 vjecare, performon një vallëzim tradicional, duke lëvizur si një flutur dhe duke valëvitur këndshëm freskuesen e saj.

14:52
“Kufiri është i hapur”/ Kompania “Albawings” kërkesë: Të na lejohet të ushtrojmë aktivitetin tonë

Kompania ajrore Albawings thotë se pavarësisht se kufiri tashmë është i hapur, nuk u është lejuar që të vazhdojnë më itenerarin e tyre të fluturimeve, megjithë faktin se siç ata njoftojnë është marrë miratimi me shtetet me të cilat do bëhen udhëtimet, Itali, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar.

14:47
Lë pas “Twitter”! “Instagrami” kthehet në burim lajmesh

Aplikacioni i ndarjes së fotove, Instagram, do t’ia kalojë Twitter si burim lajmesh.

14:38
“Djali juaj sheh teksa ne …”/ Yjet e pornografisë pjesë e reklamës së qeverisë në Zelandën e Re (VIDEO)

Zelanda e Re ka lancuar një fushatë tepër të çuditshme reklamimi për të inkurajuar prindërit që të kenë një bisedë të sinqertë me fëmijët e tyre rreth marrëdhënieve seksuale!

14:26
500 mijë eurot/ Lihet në burg shoferi kamionit. E shoqja pas makinës së policisë: Të kam jetë o zemër….

Gjykata e Durrësit la në burg shoferin e kamionit ku u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara në doganë.

14:15
Shpëtoi specien nga zhdukja/ Breshka gjigante Diego del në “pension”

Një breshkë gjigante e Galapagosit, të cilës i atribuohet edhe shpëtimi i species së vet nga zhdukja, zyrtarisht ka dalë në pension.

14:07
Pas Albana Vokshit, Veliaj fiton gjyqin edhe ndaj Jorida Tabakut/ Gjykata dënon ish-deputeten e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

14:00
Trump e konfirmon: Do largoj trupat nga Gjermania

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar planet për të tërhequr 9500 trupa amerikane nga bazat në gjermani. Ai akuzoi Gjermaninë se po tregohej kriminele në pagesat e saj për NATO-n dhe tha se do të vazhdonte me planin nëse Berlini nuk do të ndryshonte kurs.

13:54
Cakaj takon Turković: Njohja e Kosovës, vendim i rëndësishëm për Ballkanin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Sarajevë, zhvilloi një takim me Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković.

13:50
Fier/ Bie nga skela e katit të dytë, ndërron jetë në spital punëtori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, në lagjen “11 Janari”, ku një punëtor ka rënë nga skela e katit të dytë.