04:51
FBI jep detaje të reja rreth bombave artizanale që u gjetën më 6 janar në Uashington
Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat artizanale, të cilat u gjetën në zyrat e komiteteve kombëtare republikane e demokrate, pak përpara se mijëra protestues pro ish-Presidentit Trump të sulmonin Kapitolin, ishin vendosur aty në fakt një natë më parë. FBI-ja tha se nga hetimi kishin dalë informacione të reja, siç ishte ai se pajisjet shpërthyese ishin vendosur jashtë dy ndërtesave mes orës 7:30 dhe 8:30 pasdite më 5 janar, një natë para trazirave. Ato u pikasën nga strukturat e zbatimit të ligjit vetëm të nesërmen.