Greqia ka shpallur pasditen e se premtes masa me te rrepta për zonat me një numër të rritur të rasteve me Covid-19, duke përfshirë periferinë e Atikës ku ndodhet kryeqyteti Athine.

Masat e reja do të zbatohen në vendet e konsideruara si “zona të kuqe” ku transmetimi i virusit është i lartë krahasuar me pjesën tjetër të vendit dhe hyjnë në fuqi nga ora 6:00 e mëngjesit e se shtunës.

Midis te tjerash parashikohet ndryshimi i modelit për funksionimin e gjimnazeve, liceut dhe të dyqaneve me pakicë, të cilat sapo u hapën por do të përballen me kufizime të reja në zonat e kuqe duke lejuar vetëm blerje internetike si dhe blerje me takim ne orare te përcaktuara.

“Nga ora 18:00 e pasdites deri në 05:00 te mëngjesit do te vendoset ora policore në të gjitha zonat e kuqe, përveç Atikës, ku per shkak te rrezikut te mbipopullimit, numrit të madh të popullsisë dhe rrjetit të zgjeruar të transportit, kufizimi i ndalimit mbetet në fuqi nga 21.00 deri në 05.00”.

Sa u përket shkollave do te rihapen gjimnazet, ndërsa liceu do te vazhdoje te kryeje mësimet nëpërmjet internetit. Gjithashtu ne këto zona ne vendet e adhurimit,do te lejohen vetëm 9 persona gjatë kryerjes së shërbimeve fetare.

Zona të kuqe prej nesër janë edhe disa njësi periferike ne Lesvos, Kozan, Viotia, Rodopi, Lakonia, Halkidiki , Magnisia, Santorini, Mykonos,Zakynthos, Evia dhe Patra.

Ne pjesën tjetër te Greqisë prej 1 shkurtit perveç shkollave fillore qe kane dy jave qe janë hapur do te hapen te gjitha klasat e arsimit te mesëm, por jo universitetet.

Masat e reja u gjykuan si të nevojshme pasi rastet e koronavirusit u rritën me të paktën 45% në këtë javë në Atikë. Ne 24 orët e fundit 526 nga gjithsej 941 raste të vendit Covid-19 u diagnostikuan në këtë rajon.

“Gjithashtu kemi 260 persona te intubuar. Ndërsa Organizmi Kombëtar i Shëndetit ka regjistruar edhe 22 vdekje të reja gjate 24 orëve te fundit”.

Ndërkohe ne gjithë vendin janë vaksinuar mbi 215000 persona prej te cilëve mbi 15.000 kane kryer edhe dozën e dyte te vaksinës.

Top Channel