Ne nuk mund të jemi më një shoqëri e njëjtë pas pandemisë dhe pas karantinës.

Provuam një mënyrë tjetër jetese. Por çfarë na la ajo në lëkurë, cilat  janë ndikimet psikologjike, cilat janë ndikimet shoqërore, edhe këto më të rëndësishme përtej individit. Çfarë ndryshoi në marrëdhëniet tona brenda familjeve? A e forcoi kjo pandemi martesën, apo nxori më shumë në pah problemet që ajo mbartte. Për të gjitha këto, por edhe për të tjera, prof.Gëzim Tushi, sociologu i mirënjohur, sapo ka botuar librin. “Pandemia, Asgjë nuk do të jetë si më parë”

Idea e librit tim është që pandemia po na tregon që gjithçka që është në kundërshtim me vlerat e shëndetit, morale, apo komportimin social, duhet të ndryshojë. Në analizat e mia kam treguar që familja dhe shtëpia si institucione të jetës private treguan vitalitet. Ndryshime ka pësuar shkolla. Një nga  institucionet klasike tradicionale. Disa lloje punësh mund t’i kryesh nga shtëpia. Por ka disa profesione  si infermieri, mjeku, dentisti, bankieri, gazetari, që kanë të detyryar të përballen me njerëzit, e këto quhen profesionet e lëkurës.

SI një shoqëri ballkanike ne kemi zakonet tona të shfaqura si në gëzime dhe në hidhërime, por kji pandemi ka tendencën të na i moderojë dhe ato. Duke shmangur grupimet, perqafimet, e afrimin fizik.

Kjo do të thotë që duhet të shikojmë disa nga ritualet. Ritualet martesore, të gëzimeve, të dasmave, të hidhërimeve. Ky virusi kaq i vogël ne po na detyron të bëjmë reformë, jo vetëm të jetës, por edhe të vdekjes.

Qëndroni në shtëpi, shprehja e famshme e karantinës, duke se mori edhe karakter nacional.

Sikurse thotë Zhak Katali që kufijtë janë një nga shpikjet më të shëmtuara. Shumë nga qeveritë e vendeve të tjera menduan që përvec izolimit në shtëpi duhet të izolohemi dhe nga shtetet e tjera dh ekjo po sjell  njëlloj tendence rinacionalizimi.

Po shteti çfarë roli luajti? Duke marrë parasysh këtu edhe karakterin edukativ, deri në larjen e duarve?

Unë flas për rolin klinik dhe pedagogjik të shtetit. Por në kushtet kur rrezikohet shëndeti publik këto janë role që duhet ti luajë akoma më mirë sec i ka luajtur.

Top Channel