I strehoi familjen gjatë luftës/ Burri hebre i lë fshatit 2 milionë euro

30/01/2021 01:49

Banorët e Le Chambon-sur-Lignon, në juglindje, mbetën pa fjalë nga dhurata e papritur që i mbërriti. Ky fshat mbrojti mijëra hebrenj nga persekutimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e tyre, ishte dhe Eric Schwam dhe familja e tij. ata vinin nga Vjena, ku babai i Eric ishte doktor. Pasi kishin qëndruar në një kamp ushtarak, ata përfunduan në fshatin e vogël francez, ku ishin pritur krahëhapur.

Pas luftës, prindërit e Schwam u kthyen në Austri ndërsa ai u zhvendos në Lyon ku vazhdoi studimet e u martua, por nuk pati fëmijë. Eric ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 90-vjecare dhe një pjesë të madhe të pasurisë të tij, thuajse 2 milionë euro, ia la fshatit që e shpëtoi atë dhe të afërmit e tij.

Kryetari i bashkisë, Jean-Michel Eyraud i tha AFP-së se paratë e Schwam do të përdoren për arsimin dhe për të financuar nismat rinore.

Top Channel