“Shiko kush Luan”/ Puntata e fundit e këtij sezoni këtë të shtunë në ekranin e Top Channel

29/01/2021 21:08

Luana Vjollca mblodhi të premten në zyrë stafin e Shiko kush LUAN, por këtë herë jo për të punuar për episodin e radhës, por për t’i falenderuar për një sezon që zgjati përtej parashikimeve.

Por, si ishte ky sezon i katërt për autoren dhe moderatoren e emisionit, dhe çfarë ka rezervuar finalja e së shtunës?

“Shiko kush LUAN” ka thyer rekord shikueshmërie në sezonin e 4-t duke kaluar 20 milionë klikime të episodeve të plota në Youtube.

Pas kësaj te shtune të gjithë janë kuriozë se cili do të jetë projekti televiziv i radhës i Luana Vjollcës.

Top Channel