Pas fotove ku puthej me Beartin, Elvisi “thumbon çiftin”: Falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin!

29/01/2021 19:17

Pas fotove “bombë” të publikuara në rrjet, ku duket Tea duke u puthur me Beartin, ka reaguar edhe Elvisi.

Teksa ka publikuar një foto të tyre, në Instagram, Elvisi shkruan: “Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi…”

Kujtojmë që Tea para se të deklarohej se ishte në emision vetëm për Andin, kishte pëlqim edhe për Elvisin. Por ky i fundit bëri një hap mbrapa, pasi Tea zgjodhi Andin.

“Kemi vendosur të dalim që këtu të përputhur! Vendosëm ta bëjmë publike sot, mendoj se gjëra më e duhur është të njihemi jashtë edhe më tepër. Tani kam kuptuar vërtetë çdo të thotë përputhen, e ndjej Tean personin e duhur për veten dhe pse jo të kalojë jetën me të”, ka qenë kjo deklarata e Andit për Tean, në puntatën e fundit për ta në “Për’Puthen”, teksa u larguan tepër të lumtur së bashku.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel