Lushnje/ Është larguar nga banesa, 29-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor shpallet në kërkim

30/01/2021 10:21

Lushnje – Një 29-vjeçare nga fshati Thanasaj është shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa.

Babai i saj ka bërë kallëzimin në polici pasi vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor. Hera e fundit që është parë ka qenë dita e djeshme pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases E. B., 29 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Lushnjë, pasi ka bërë kallzim babai i saj se vajza (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 29.01.2021 dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.

Top Channel