“E Premtja e Leximit”/ Ministrja Kushi shoqëron aktivitetin e parë të leximit në gjimnazin “Qemal Stafa”

30/01/2021 09:07

Vetëm pak ditë më parë, Ministrja Kushi lançoi nismën më të fundit nëpër shkollat tona, “E Premtja e Leximit”.

Ditën e sotme Kushi ndodhej në gjimnazin “Qemal Stafa”.

“Në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku realisht kalova disa minuta shumë të bukura në aktivititetin ‘E Premtja e Leximit’.

Faleminderit nxënësve të mrekullueshëm, Arlës, Favias, Rigersit, Megit, Sarës, Erionit dhe Tarkanit, për emocionet e dhuruara gjatë leximit të krijimeve të tyre dhe pjesëve nga autorë të mirënjohur shqiptarë”, – shkruan ministrja.

Nisma e ndërmarrë do të shërbejë edhe si një formë e thjeshtë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit tonë dhe për të vlerësuar, ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën tonë të bukur dhe të ëmbël shqipe.

Top Channel