Rama bashkëbisedim me qytetarët në Korçë: Tërmeti i nëntorit fatkeqësi me përmasa të mëdha, shkollat e rindërtuara me standarde europiane

30/01/2021 09:47

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë, në një takim me qytetarë të punësuar në fusha të ndryshme, për të diskutuar rreth problematikave që shqetësojnë përditshmërinë e njerëzve.

I pyetur nga një mësuese nëse duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla, Rama iu përgjigj kësaj pyetje mes të tjerash  duke thënë se shkollat që po rindërtohen janë me standarde europiane.

-Pse duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin të tilla shkolla?

Faleminderit për pyetjen me spec. Tërmeti është një fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme. Për fat të keq goditi fort, disa prej tyre nuk mundën t’ja dalin dhe humbën të afërm, ndërkohë që mijëra të tjerë u gjendën pa strehë, ashtu sikundër mijëra mësues dhe nxënës u gjenden pa shkollë, pa kopsht, pa çerdhe, pa destinacionine përditshëm dhe për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që duhej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më fort për njerëzit dhe për t’ju dhënë atyre mundësinë që të kthehen në shtëpi me kushte më të mira kur humbën shtëpinë, ashtu sikur edhe nxënësve dhe mësuesve të kthehen në shkollë me kushte të mira.

Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave. Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje finaciare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne sdo ti kishim mundësitë të shpenzojmë.

Ne po bëjmë besoj  një punë shumë të mirë.Ndërkohë që me shkollat e reja në vendet e tjera për të ardhur te ai speci i pyetjes, jemi përpjekur pa diskutim rrisim standardet. Ka një rritje të standardeve por s’është një rritje uniforme.

Realizimi i projekteve të shkolla kryhet në bashkëpunim me pushtetin vendor. 27 mijë punëtorë të angazhuar për rindërtimin. Numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara të të gjitha viteve të tjera të mëparshme. Jemi munduar të bëjmë investime me shumë cilësi dhe me kosto të arsyeshme”, tha ai.

Top Channel