Rita Ora theu rregullat e koronavirusit për ditëlindje, fansat habiten nga postimi në Instagram (FOTO)

29/01/2021 21:12

Fansat e Rita Orës kanë mbetur të shokuar nga postimet e yllit të popit në Instagram.

Në 30 vjetorin e lindjes, ajo theu rregullat strikte të koronavirusit dhe mblodhi miqtë për të festuar në një restorant të famshëm.

Ajo e mbajti festën sekrete dhe bëri postime në rrjete sociale dhe pretendonte se po qëndronte në shtëpi.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej vetëm në shtëpi, Rita shkroi: “Unë, keku dhe pantallonat me të cilat nuk marr dot as frymë. Faleminderit për të gjithë dashurinë. Është pak e çuditshme që po festoj ditëlindjen dhe nuk po bëj asgjë. Megjithatë, i them faleminderit kujtdo që më ka shfaqur dashuri dhe jam mirënjohëse për ju”.

Ndonëse dolën pamjet e festës, Rita Ora vijon të ketë këtë postim në Instagram, gjë fansat nuk arrijnë ta shpjegojnë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel