Korçë/ 64-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë, policia jep detajet e para

29/01/2021 20:16
Foto ilustruese

Korçë – Një 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë rreth orës 19:45 të ditës së sotme.

Forcat blu thonë se mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Ndërkohë po punohet për të sqaruar shkaqet e vdekjes për të zbardhur rrethanat e vërteta.

Njoftimi i policisë: Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel