E martë, 23 Shkurt 2021
09:27
Ligji për universitetet, 30 të arrestuar në protestat në Selanik

Në Selanik të Greqisë kanë ndodhur përleshje midis protestuesve dhe forcave policore në demonstratat e mbajtura kundër një ligji të sigurisë së kampusit.

09:15
Rastet me COVID-19 regjistrojnë rënie në Spanjë

Spanja gjatë fundjavës së fundit ka regjistruar numrin më të ulët  për këtë vit me rreth 21 mijë raste të tjera të COVID-19.

09:14
Ministrja Kushi mbi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës: “Mundësi shumë e mirë për integrimin e të rinjve në administratë e institucione të tjera”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka prezantuar nëpërmjet një videoje Kristi Isakun, e cila jep kontribut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe është një nga 210 të rinjtë e punësuar me kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

09:07
Durrës/ Arrestohen tre persona, një prej tyre ishte i shpallur në kërkim

Durrës – Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

09:04
Lokalin hapur edhe pas orës 20:00, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali në Durrës

DURRËS-  Pronari i një subjekti është konstatuar duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje dhe për këtë arsye është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

08:58
“Do t’i marr kuksianët nga Londra me avion…”/ Rama publikon pamjet e reja nga aeroporti i Kukësit

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku duket se puna për aeroportin e Kukësit vijon.

08:50
Pandemia ‘i mësoi’ shqiptarët të paguajnë me kartë, rritje 17% në 2020

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

08:49
(Emri) Nuk pranoi ndarjen, kush është 27-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë ish-të dashurën greke në Itali

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptar që masakroi me thikë të dashurën e tij greke. Raportohet se Jetmir Kurtsmajlaj, është 27-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për vrasje në tentative, pasi sulmoi ish partneren e tij, 20 vjeçare me origjinë greke.

08:45
SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’, akuza për trafik droge e tentativa për të arratisur bashkëshortin nga qelia

Emma Coronel Aispuro, gruaja e lordit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u arrestua në një aeroport jashtë Uashingtonit. Ajo është ndaluar nën akuzat ndërkombëtare të trafikut të drogës.

08:31
500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

Presidenti amerikan Joe Biden i ka cilësuar më shumë se 500,000 vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, “moment të zymtë dhe pikëllues”, dhe i ka bërë thirrje vendit që të bashkohet kundër pandemisë.

08:30
Trajtimi i ujgurëve nga Kina, reagon Kanadaja: Gjenocid

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të shpallur trajtimin që u bën Pekini ujgurëve si gjonocid, pak orë pasi Kina ka pretenduar se trajtimi i këtij grupi minoritar është “shembull i ndritshëm” i përparimit në fushën e të drejave të njeriut.

08:28
Turqi/ Rritet prodhimi i pijeve alkoolike vdekjeprurëse

Që kur qeveria rriti taksën e alkoolit në Turqi po shtohet prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara. Pijet të tilla kanë shkaktuar edhe vdekje.

08:25
Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

Moska i konsideron si provokim sanksionet e BE-së për dënimin e Navalnit dhe deklaron se do të kundërpërgjigjet.

08:22
Britania ndalon fluturimet e modelit të Boeing 777, të përfshirë në incidentin në Denver

Sekretari Britanik i Transportit Grant Shapps tha se në Britani do të ndalohen përkohësisht fluturimet e aeroplanëve Boeing 777 me motorë të ngjashëm me atë që mori flakë në një avion amerikan gjatë fundjavës në Denver.

08:21
Fauci: Ndarjet politike ndikuan në gjendjen e pandemisë

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, tha se përçarja politike kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në numrin e madh të të vdekurve nga COVID-19 në SHBA, i cili të hënën kaloi shifrën 500,000.

08:20
E dyshuara e 6 janarit akuzon mediat e krahut të djathtë

Një e dyshuar, e akuzuar në lidhje me trazirat e 6 janarit në Kapitol, fajësoi pjesërisht “mediat e krahut të djathtë” për veprimet e saj, ndërkohë që disa media konservatore përballen me akuza se përhapën dezinformacion përpara dhunës që la pesë të vdekur.

08:18
Vaksinimi i personaliteteve/ Eksperti Dasho: Lëvizje e poshtër

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka komentuar vendimin e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve. Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Dasho e quajti këtë një lëvizje të poshtër.

08:11
Makina del nga rruga në aksin Laç-Patok, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok

08:10
Diell dhe temperatura deri në 22 gradë Celcius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

E hënë, 22 Shkurt 2021
23:08
Frika nga variantet e reja/ Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri në 27 mars, ne mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit.

23:05
Kurti: Do kemi shumicën pa koalicion. Serbia të demokratizohet,nisi 4 luftëra!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor.

23:02
Shkup, ish kreu i shërbimit sekret/Do të arrestohej, arratiset nën hundën e policisë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov u arratis menjëherë pasi një gjykatë në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor lidhur me një rast ku ai ishte njëri prej të akuzuarve.

23:01
Brataj: Format e reja të koronavirusit mund të shkaktojnë komplikacione dhe në javën e tretë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar në “Open” faktin që një 18-vjeçar humbi jetën ditën e sotme nga koronavirusi.

22:47
Vaksinat anti Covid/ Koni: Qeveria duhet të fliste me më shumë prodhues. Bushati: Kjo bëhet lojë cic-mici

Mjeku Artan Koni ka folur në “Open” në lidhje me vaksinat dhe procesin e vaksinimit në vendin tonë duke thënë se do të donte që qeveria të kishte biseda me më shumë prodhues.

22:35
Debate në Greqi për ish-drejtorin e Teatrit kombëtar, u arrestua pasi akuzohet për abuzime seksuale me minorenë

Prokuroria greke ka urdhëruar hapjen e një hetimi të gjerë mbi informacionet se ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Dhimitris Lignadhis që është arrestuar të shtunën në mbrëmje ka abuzuar seksualisht edhe me refugjatë minorenë.

22:34
“Do kisha vaksinuar nënën time, por nuk dal dot nga sistemi”, Brataj tregon përpjekjet për të siguruar vaksina të tjera

Procesi i vaksinimit ndaj personaliteteve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç kanë shkaktuar debate në emisionin “Open” gjatë ditës së sotme.

22:21
Sulmohet ambasada e SHBA-së në Irak/ Mediat e huaja: U godit me raketa ‘katjusha’

Të paktën tre raketa goditën zonën e fortifikuar të Gjelbër në Bagdad, një prej të cilave ra brenda kompleksit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

22:15
Nuk e lë në dorë të BE-së/ Analistët: SHBA do të kërkojë angazhim në dialog

Në Shtetet e Bashkuara dy ekspertë me përvojë të politikës së jashtme dhe të Ballkanit, thanë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe të rajonit.

22:12
I ftohti ekstrem në SHBA/ Spektakël i natyrës, ngrin ujëvara e Niagarës

Dy javë acari në Shtetet e Bashkuara nuk kanë kursyer as njërin prej vendeve më të vizituara nga turistët, ujëvarën e famshme të Niagarës, duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm të natyrës.

22:05
EMRI/ Kush është 27-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë ish-të dashurën greke në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Torino të Italisë, ku një 27-vjeçar shqiptar sulmoi ish të dashurën e tij në rrugë.

21:52
Vaksina ruse dhe kineze/ Brataj dhe Koni debatojnë në “Open”: Dua të dhëna mjekësore! Nuk dimë asgjë për ta

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka debatuar me mjekun Artan Koni për faktin se qeveria shqiptare nuk ka tentuar që të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina.

21:42
Spahiu ngre pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve: Më sqaron njeri pse u vaksinua Bleona Qereti?

Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve dhe ka përmendur rastin e këngëtares Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë.

21:35
I dashuri shpallet fajtor për vrasjen me pagesë të 28-vjeçares shtatzënë

I dashuri i një gruaje të re shtatzënë në Afrikën e Jugut, vrasja makabre e së cilës shkaktoi protesta të gjera në vend kundër dhunës ndaj grave, është shpallur sot fajtor nga një gjykatë në Johannesburg.

21:34
Vaksinimi i personaliteve/ Debate në Open: Brataj tregon për mbi 80 vjeçarët që refuzojnë të bëjnë vaksinën, ja si u përzgjodhën

Në Open ka hapur debat çështja e vaksinimit të personaliteteve mbi80-vjeç.

21:26
“Stërvitja me pesha parandalon plakjen”/ Blerina Bombaj sqaron deklaratën: Unë rekomandoj…

Dietologia Blerina Bombaj ka sqaruar deklaratën e saj ku shprehej se stërvitja me pesha parandalonte plakjen.

21:16
Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq, kërkon hetime për djegien e veturës së Bajqinovcit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

20:49
Mbërrijnë 8190 dozat e vaksinës Pfizer, Manastirliu: Këtë javë përfundon vaksinimi i stafit mjekësor në të gjithë Shqipërinë

8190 dozat e vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

20:35
Skandali në Fiks Fare/ Biznes me vdekjen, 350 mijë lekë varri në Tufinë

Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” dhe pa e kuptuar njeri që brenda varri është bosh. Fiks Fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Tufinës, në Tiranë, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

20:29
E trishtë/ Ndahet nga jeta farmacistja Kumrije Çitozi

Farmacistja Kumrije Citozi ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare.

20:27
‘Rritje të infektimeve me COVID te moshat e reja’, Manastirliu: Komiteti Teknik do rivlerësojë masat në fund të javës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bashkë me kryeministrin Edi Rama po presin 8190 doza të vaksinës anti COVID, ka deklaruar se në fundjavë Komiteti Teknik i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të masave.

20:16
Mesazhet e heronjve/ Ekspozita e organizuar nga qëndresa qytetare

Organizata Qëndresa Qytetare ka zgjedhur një formë shumë origjinale, për të sjellë në kohën e sotme se çfarë do të shprehnin heronjtë tanë.

20:15
Gjobat ndaj politikanëve/ Rama thumbon Metën: Babai i kësaj familje jep shembullin katastrofik! Përfytyroni të lërë Mercedesin e të marrë kalin…

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat për Presidentin Ilir Meta sa i përket mbledhjes së politikanëve në salla të vogla duke thyer rregullat e pandemisë së koronavirusit si dhe gjobat ndaj tyre.

20:07
Burg për bigami/ Vjehrra e tërbuar bastis martesën, denoncon dhëndrin e martuar (fotot)

Ky është momenti shokues kur një vjehrrë ka bastisur një ceremoni martese për të denoncuar se dhëndri është një burrë i martuar me bijën e saj.

20:04
FTESË NË 5/ “Flija jashtë spitalit ku gruaja luftonte me kancerin”, rrëfimi prekës i Lirim Rashitit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Lule dhe Lirim Rashiti, çifti i njohur që kanë emocionuar gjithë ndjekësit me historinë tyre të jetës.

20:00
Rama ironi me Metën: Lufta me shpata për ata që kanë shkëputje të mburojës me trurin

Kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili nga Vlora tha se referendumin se ndal asnjë marifet me kartat, ka dashur ta injorojë si përgjigje duke thënë se do të fokusohet te vaksina.

19:58
Rama flet për vaksinën ruse dhe kineze: Hidhen lloj lloj tezash e dënglash, ja pse nuk bëjmë hap drejt tyre

Kryeministri Edi Rama ka folur për vaksinën ruse dhe kineze duke sqaruar se Shqipëria nuk ka hedhur hapa formalë pasi nuk janë të autorizuara dhe nuk kanë sasi në dispozicion.

19:52
Anglia, normalitet në qershor/ Kufizimet ligjore hiqen në 21 qershor, udhëtimet ndërkombëtare fillojnë pas 15 majit

Anglia pritet të rivendikoj liritë e saj të privuara nga pandemia më 21 qershor.

19:51
“Për 10-15 ditë do bëj vizitë atje”/ Rama: Presim konfirmimin nga shteti mik për 360 mijë doza të Astrazeneca-s

Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit ku pritet të vijë pjesa tjetër e vaksinave të Pfizer, 8190 të tilla, tha se shumë shpejt, pritet konfirmimi zyrtar për garantimin nga një shtet mik i 360 mijë doza vaksina Astrazeneca.

19:48
46 parti synojnë parlamentin/ Nuk ka mekanizëm që kontrollon nëse ato ekzistojnë ose jo

46 subjekte politike kërkojnë të jenë në Parlamentin e ri pas 25 Prillit.

19:47
Përplasen Rama dhe Meta/ Replika në distancë për zgjedhjet dhe “mendtë e kokës”

Vlora kthehet në barut ndezës për sherrin e radhës mes kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta.

19:42
Pandemia ndali martesat/ Në një vit u ul ndjeshëm krijimi i familjeve të reja shqiptare

Ulja e lindjeve të reja dhe rritja e numrit të vdekjeve, nuk janë pasojat e vetme të pandemisë, izolimit dhe frikës nga Covid.

19:32
Covidi vret 18 vjeçarin, nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese/ Humb jetën nëna 32 vjeçare, e shtruar në sanatorium gjatë shtatzënisë. Foshnja mbijetoi

Qamil Seiti i lindur në vitin 2003 nuk arriti të mbushte 18 vjeç sepse humbi jetën nga Covid, pasi qëndroi disa ditë në terapi intensive.

19:25
Tre gjirafa ngordhin prej rrymës elektrike nga kabllot e ulëta në parkun natyror në Kenia (fotot)

Tre gjirafa kanë ngordhur pasi prekën kabllot e ulëta të rrymës elektrike në një park të botës së egër në Kenia.

19:18
“Seriozisht e ke ti?”- Andi reagon pas puthjeve e përqafimeve të Jasminës me Erlindin: U dëshpërova…

Andi ka reaguar pas skenave në takimin mes Jasminës dhe Erlindit, ku nuk munguan puthjet e përqafimet.

19:16
Po zhvillon anketë zgjedhore? Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sqaron të vërtetën

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me organizatën OKSE, e cila po zhvillon anketa dhe studime.

19:15
Nxehet situata në takim/ Jasmina ‘harron’ Andin, zhvesh Erlindin

Takimi i Jasminës dhe Erlindit u duk se kalo mjaft mirë. të dy u panë se kanë pëlqim ndaj njëri tjetrit.

19:09
Jasmina dhe Erlindi ‘shkrihen’ në dëborë, studio shpërthen në të qeshura

Takimi i Erliindit dhe Jasminës ishte ‘i nxehtë’ dhe pse u bë në borë.

19:05
Maqedoni e Veriut: Arratiset ish-drejtori i Shërbimit Sekret Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov u arratis menjëherë pasi një gjykatë në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor lidhur me një rast ku ai ishte njëri prej të akuzuarve.

19:03
Monika Kryemadhit nuk i del inati me Erion Veliajn, padit në gjykatë KQZ-në për anulimin e gjobës

Çifti presidencial, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, duket se nuk po gjejnë dot paqe në Tiranë. Pas shpërbërjes së disa prej degëve kryesore të LSI në kryeqytet, mesohet se çifti Meta-Kryemadhi po investohet financiarisht e ligjërisht në sulmet e tyre ndaj Veliajt, i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

18:59
Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj Covid, thonë prodhuesit

Shkencëtarët thonë se ka rrezik të rishfajes së sëmundjes derisa të gjitha grupmoshat të jenë të imunizuara.

18:49
Juventusi në kërkim të një sulmuesi, nis kontaktet për Agueron

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për edicionin tjetër.

18:44
Aktorja e famshme rrëfen betejën me depresionin pas vdekjes së babait: Haja pica me orë të tëra, ndihesha e pangopur

Aktorja e njohur Priyanka Chopra ka rrëfyer momentin e vështirë të jetës kur humbi babain e saj në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

18:43
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron sot 9 parti të tjera, cilat janë 4 subjektet që i tha “Jo”

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar.

18:39
“E kam pa babën gati tu e mbyt nanën, na nxori nga shtëpia”/ Historia tronditëse e Antonelës: Shkuam në Itali me rrobat e trupit

Antonela i ka përlotur të gjithë sot në studio me historinë e saj tronditëse.

18:28
Paditë e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese merr vendimin. Ja kur do të mbahet seanca plenare

Gjykata Kushtetuese ka bashkuar në një të vetme dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar dhe ka vendosur që më 3 mars të mbahet seanca e parë plenare.

18:16
Imiton barkun e nënës/ Batanija `aliene` që krijon gjumë dhe heq stresin

E kanë quajtur “Odiseja” dhe është një batanije mjaft e veçantë e cila rëndon goxha.

18:13
Princeshë Latifa/ Tentativa e arratisjes e bijës ‘së zhdukur’ të sundimtarit të Dubait (fotot)

Detaje të reja dramatike kanë dalë për pengmarrjen e pazakontë dhe burgosjen e fshehtë të Princeshës Latifa.

17:52
COVID19/ MSh: 1039 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

17:46
Acari solli krizë ushqimore/ Në Teksas, boshatisen raftet e supermarketeve

Stuhia e paprecedent e javës së kaluar në shtetet jugore të SHBA solli rrugë të mbuluara nga akulli, vdekje nga aksidente rrugore, tubacione të ngrirë e rrethana që shumë prej banorëve të këtyre zonave nuk i kanë parë kurrë gjatë jetës së tyre.

17:41
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, goditi me thikë ish-të dashurën greke në mes të rrugës

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi tentoi të vriste ish-të dashurën e tij 20-vjeçare.

17:40
SHBA-ja synon rikthimin e plotë në marrëveshjen bërthamore nëse Irani vepron njëjtë

Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do t’i kthehen, “në pajtueshmëri të plotë”, marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore, nëse Teherani bën të njëjtën gjë.

17:36
Përplasen tre automjete në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Tre automjete janë përplasur ditën e sotme në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet.

17:16
Ja pse Shqipëria është e varur nga vaksinat Pfizer dhe Covax

Ditën e sotme, pritet të mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

17:16
Gjobiten se shkelën masat anti-Covid/ Murgeshat shkuan t’i bënin ekzorcizëm parlamentit

Dy murgesha irlandeze kanë marrë donacione publike prej gati 80 mijë eurosh për të ngritur një banesë të re pasi një gjykatë i urdhëroi të largoheshin nga West Cork vetëm sepse morën pjesë në një seancë ekzorcizmi në Dail duke shkelur në masat anti Covid.

17:13
Studimi: Njerëzit me syze, tre herë më pak gjasa të preken nga Covid-19

Njerëzit që mbajnë syze korrektuese të shikimit, kanë tre herë më shumë gjasa të mos preken nga Covid-19, sipas një studimi të ri në Indi.

17:08
Frika nga variantet e reja/ Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri në 27 mars, ne mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit.

16:55
Alarmi për Covid. A do të ketë karantinë dhe anulim zgjedhjesh?! Flet Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Skënder Brataj, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka folur “Top Talk” në lidhje me situatën e koronavirusit ndërsa shifrat e rasteve të reja janë në rritje.

16:55
“Presidenti ka ikur nga trutë, lëviz natën pa protokoll”/ Meta i përgjigjet Ramës: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku

Presidenti Ilir Meta nga Vlora i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama se “Presidenti ka ikur nga trutë” ndërsa dhe e ka akuzuar se po bën fushatë natën duke lëvizur e takuar banorët jashtë kompetencave të tij.

16:44
Bretkosa e vogël dembele kapet ‘duke bërë xhiro’ në kurrizin e breshkës (fotot)

Një bretkosë duket se ka bërë së fundmi një ‘kërcim të rëndësishëm’, duke preferuar të lëvizë si pasagjere mbi guaskën e një breshke, që nuk dukej se po bezdizej nga pesha e shtuar.

16:43
“President jam zgjedhur nga Rama”/ Meta: Jam armik i oligarkisë, demoralizuesit e qytetarëve të lidhin kokën me peshqir

Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka thënë se president është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga LSI.

16:35
Roboti operon pacientin me tumor

Një pacient i cili vuante nga një tumor në veshka ka qëndruar zgjuar përgjatë operacionit të kryer nga një robot.

16:31
Pamje të frikshme/ Rrëshqet dheu, shembet muri në Kashar duke rrezikuar edhe shtëpi

Tiranë – Muri pranë një shtëpie në Kashar është shembur për shkak të rrëshqitjes së dheut.

16:26
Studentja torturohet për vdekje nga ish-i dashuri, pasi policia neglizhon telefonatat për ndihmë (fotot)

Një studente është torturuar dhe mbytur për vdekje nga ish-i dashuri pasi policia raportohet se kishte injoruar disa telefonata në shërbimet e emergjencës.

16:18
Fotot/ Ja kush është 18-vjeçari që covid-19 i mori jetën sot

I riu që shihni në foto është 18-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.

15:53
Mizori nga bota e egër/ Luani vret këlyshin e zebrës pak pasi u ngrit në këmbë për herë të parë (fotot)

Një luan është kapur në kamera duke vrarë këlyshin e sapolindur të një zebre, disa momente pasi kafsha e pashpresë arriti të ngrihet në këmbë për herë të parë.

15:45
Basketbollisti, izolim në Qipro/ Nuk u kthye dot me kombëtaren shqiptare sepse rezultoi pozitiv

Kombëtarja shqiptare e basketbollit e mbylli me rezultate jo të mira kualifikueset e Botërorit që u zhvilluan në Qipro,u mundën nga vendasit me rezultatet 88-66 dhe nga Bjellrusia me shifrat 71-93.

15:42
Balla: Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Basha u orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ai nuk mund të lejojë asnjë operator off-shore në tendera,gara apo koncesione.

15:33
Çmimet “At Zef Pllumi”/ Çmimi i parë për Frano Kullin për “kohë e përlyme”

Në rrethanat e kufizimeve prej pandemisë u zhvillua në Lezhë konkursi mbarëkombëtar i Çmimit “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë.

15:30
“Covid doli nga laboratori i Wuhan”/ Shkencëtari gjerman: Virusi nuk gjendet në mes të kafshëve

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

15:27
Skema që lironte të burgosurit/ Gjyqtarja e Krujës kishte bashkëpunëtorë në administratën e burgjeve

20 punonjës të burgjeve, përfshirë shefa të sigurisë së brendshme, sociologë, psikologë dhe drejtorë të burgjeve të Peqinit dhe Fushë Krujës, nga 2014 deri në 2019 kanë dhënë kontributin e tyre për të përmirësuar curriculumin e të dënuarave Endrit Dokle dhe Genc Tafili.

15:20
Kontrolle të rrepta për respektimin e masave anti Covid/ Rreth 3 mijë gjoba gjatë fundjavës

2986 shtetas në të gjithë vendin që nuk zbatuan masat anti Covid u ndëshkuan me gjoba.

15:17
Më pak mësues të infektuar/ Efekti pas mbylljes së shkollave për shkak të motit të keq

Një javë mësim online e diktuar nga kushtet e motit duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të të infektuarve nga covid -19, përsa i përket mësuesve dhe nxënësve në ZRVA e  Elbasanit.

15:14
800 mijë karta ID kanë skaduar/ Ministri i brendshëm thotë se po diskutohet me kompaninë aleat

Janë 800.000 qytetarë me të drejtë vote të cilëve deri ditën e votimit më 25 prill, i skadon vlefshmëria e kartës së identitetit, e si pasojë rrezikojnë të mos shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare.

15:11
Fëmijët kthehen në shkolla/ Mësimi ishte ndërprerë për shkak të motit të keq

Për shkak të motit të keq, që përfshiu vendin, mësimi javën që shkoi u zhvillua online për 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar dhe 30 mijë punonjës arsimorë.

15:09
Sot vijnë 8190 vaksina Pfizer/ Janë vaksinuar 4600 mjekë dhe infermierë dhe 400 të moshuar

Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë, nga foltorja e parlamentit njoftoi për mbërritjen e një tjetër kontingjenti vaksinash nga Pfizer mbrëmjen e sotme, në aeroportin Nënë Tereza.

15:07
WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

Përdoruesit e WhatsApp që nuk pranojnë termat dhe kushtet e përditësuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe.

14:50
Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion pas zgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

14:46
I dehur në timon dhe nuk iu bind urdhrave të policisë, arrestohet “Schumacheri” shqiptar

Policia ka vënë nën pranga një 33-vjeçar i cili është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

14:36
Njëri u arrestua pasi dhunoi kunatën, 3 vëllezër në kërkim për plagosjen e…

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një personi, i cili u dërgua në spital.

14:30
“Ngaqë u dashurova…”/ Jasmina pranon publikisht se dashuron Andin?!

Afrimiteti mes Jasminës dhe Andit është vënë re që kur Jasmina u bë pjesë e programit.