Mizori nga bota e egër/ Luani vret këlyshin e zebrës pak pasi u ngrit në këmbë për herë të parë (fotot)

22/02/2021 15:53

Një luan është kapur në kamera duke vrarë këlyshin e sapolindur të një zebre, disa momente pasi kafsha e pashpresë arriti të ngrihet në këmbë për herë të parë.

Pamjet brutale u kapën nga Mckenna Wentworth që po bënte një udhëtim turistik ‘safari’ jug perëndim të Kenias me prindërti e saj.

30-vjeçarja nga Minnesota, SHBA, regjistroi ngjarjen nga vetëm 30 metra larg, kur luani  iu lëshua i tërbuar presë së tij duke e kafshuar fatalisht në qafë.

Në pamje shihet që nëna zebër qëndron në mes të fushës me këlyshin e saj të sapolindur, ndërsa në sfond shihen një tufë bizonësh.

I vogli sapo nis të bëjë disa nga hapat e tij të parë kur luani del menjëherë në skenë dhe sulmon këlyshin e pashpresë.

Ai e kafshon atë fatalisht në qafë duke e shpuar me dhëmbët e tij rreth 10 cm të gjatë.

I sapolinduri humbet shpejt ndjenjat dhe luani tërheq kapjen e tij, mes britmave të shikuesve të shtangur.

Duke treguar për ngjarjen Mckenna tha: “E kuptoj që ky është cikli i jetës dhe të gjithë kanë nevojë për ushqim, por mënyra sesi luani u hodh dhe i këputi qafën zebrës së vogël, ishte brutale.”

“Ne ishim të shokuar, mua më pëlqejnë shumë kafshët, por jam edhe vegjetariane”.

“Ne pamë nga larg që zebra ishte duke lindur dhe guida turistike na afroi për të parë ngjarjen. Ai na tha se besonte se luanët do ta linin të qetë zebrën sepse i kishte parë duke u çiftuar dhe zakonisht nuk gjuajnë pas çiftimit. Por në fakt luani priti rreth gjysmë ore dhe nuk mund të rezistonte por u nis menjëherë për të ngrënë beben. Ishtë shumë tronditëse. Atë ditë e mbyllën aty shëtitjen”.

Zebrat kanë një prej periudhave më të gjata të shtatzanisë për gjitarët, prej afro 13 muajsh, dhe femrat lindin vetmë një këlysh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel