Pamje të frikshme/ Rrëshqet dheu, shembet muri në Kashar duke rrezikuar edhe shtëpi

22/02/2021 16:31

Tiranë – Muri pranë një shtëpie në Kashar është shembur për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë pranë radiostacionit tek rruga “Valiasi”. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket momenti i frikshëm se si bien disa gurë dhe më pas një sipërfaqe muri, shembet e gjitha.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave, ndërsa duket se shtëpia që ndodhet aty pranë është tepër e rrezikuar.

Nuk dihet se kush jeton brenda banesës, por një tjetër rrëshqitje dherash mund të shkaktojë një ngjarje fatale.

Top Channel