“E kam pa babën gati tu e mbyt nanën, na nxori nga shtëpia”/ Historia tronditëse e Antonelës: Shkuam në Itali me rrobat e trupit

22/02/2021 18:39

Antonela i ka përlotur të gjithë sot në studio me historinë e saj tronditëse.

Pas debateve në Prime ajo u ndje keq dhe doli jashtë studio duke qarë, ndërsa so tnë studio tregoi arsyen se pse u prek.

Antonela tregoi se ka patur një jetë të vështirë dhe se i ati i saj tashmë i ndjerë, e dhunonte nënën e saj.

Antonela: I falenderoj të gjithë që më ndenjën afër mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje.
Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit, kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu.

Arjan Konomi: Është akumulim, do thoja unë, se duket sa mirë si këto djem e vajza që dalin në tv, po në fakt është lodhje e madhe, prandaj mos i shihni me zili se pas kësaj ka të tjera gjëra. Edhe Antonela që ne e njohim si vajzë luftarake, por koha akumulon një stres.

Antonela: Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të ana vriste neve dhe nanën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .

Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në facebook ngushëllime për babin, më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë me ndi mungesën e babës , megjithatë ai duhet.

Ne jena 4 fëmijë dhe jam ndihmuar nënë ta ndihmojë, se po të na kishte lënë dhe ajo se di ku do ishim.
Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të a ndihmonin dhe na thanë s’kemi ca tu bëjmë , ikni ku të doni.

Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policië e pa këtë skene dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali.

E kam pa babën gati tu e mbyt nanën dhe s’kam mujt me ba gjë, se s’kisha ca t’i bëja.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel