Studentja torturohet për vdekje nga ish-i dashuri, pasi policia neglizhon telefonatat për ndihmë (fotot)

22/02/2021 16:26

Një studente është torturuar dhe mbytur për vdekje nga ish-i dashuri pasi policia raportohet se kishte injoruar disa telefonata në shërbimet e emergjencës.

23 vjeçarja Vera Pekhteleva, u gjet e vdekur e mbytur me një kabllo hekuri, pas një sulmi që kishte zgjatur tre orë e gjysmë.

Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurit për të marrë sendet e saj pas prishjes së marrdhënies.

Por 24 vjeçari Vladislav Kanyus, kishte kyçur derën dhe e kishte bërë vajzen objekt të disa orë torturave, duke e përplasur në mur e duke i krisur kokën, siç raportohet nga provat e çështjes.

Teksa dëgjonin thirrjet e saj të dëshpëruara për ndihmë, fqinjët kishin telefonuar policinë, por këta të fundit nuk kishin dërguar oficerë në adresë pasi e konsideruan “konflikt shtëpiak”.

Rezidentët lokalë në Kemerovo, Siberi, dëgjuan Vera që përpiqej të largohej, por të gjitha herët ai e kishte rifutur atë brenda.

Ata ishin përpjekur të hapnin derën dhe të ndërhynin, e më në fund e thyen atë me qëllim të shpëtonin studenten. Por kur hynë brenda e gjetën atë të mbytur, me një kordë hekuri.

Oficerët e mjekësisë ligjore gjetën 56 plagë të veçanta në trupin e saj, si plagë në kokë, prerje dhe fraktura.

Nëna e vajzës fatkeqe Oksana Pekhteleva, ka paditur dy oficerë policie – Major Mikhail Balashov e kapiten Dmitry Taritsyn – të cilët po hetohen për neglizhin të ankesave dhe raportimeve për çështjen.

Një fushatë sensibilizimi ka nisur prej zemërimit pasi vrasësi Kanyus i ka shpëtuar akuzës për “vrasje në kushte të rënduara”, dhe mund të dënohet me vetëm 15 vjet burg ose të lirohet më herët.

Nëna e viktimës ankohet se ajo ishte goditur, torturuar dhe degraduar për tre orë e gjysmë, dhe kjo nuk merret fare parasysh nga akuza.

Këngëtarja Valeriya – e cila ka qenë dhe ajo viktimë e dhunës shtëpiake – ka mbështetur thirrjet për dënim më të rëndë dhe po shton sensibilizimin e publikut.

Edhe aktivistja e njohur ruse kundër dhunës seksuale Alena Popova, paralajmëroi: “Vrasësi mund të marrë një dënim të lehtë, madje të fitojë lirinë me kusht. Ndërsa oficerët mund të evitojnë dënimin duke marrë vetëm një gjobë për neglizhjencë”.

Popova shtoi: “Kjo mendësi ndaj dhunës shtëpiake është kthyer në normë në Rusi. Shteti nuk e konsideron atë si krim por si një traditë të vjetër familjare, në të cilën nuk duhet ndërhyrë”.

FOTO GALERI
1/8
23 vjeçarja Vera Pekhteleva, u gjet e vdekur e mbytur me një kabllo hekuri

Top Channel