Debate në Greqi për ish-drejtorin e Teatrit kombëtar, u arrestua pasi akuzohet për abuzime seksuale me minorenë

22/02/2021 22:35

Prokuroria greke ka urdhëruar hapjen e një hetimi të gjerë mbi informacionet se ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Dhimitris Lignadhis që është arrestuar të shtunën në mbrëmje ka abuzuar seksualisht edhe me refugjatë minorenë.

Lignadhis,regjisor dhe aktor i njohur, që ka dhënë dorëheqjen në fillim te këtij muaji pas akuzave për abuzime seksuale, është arrestuar kur në duart e prokurorisë ka arritur një padi kundër tij nga dy greke të cilët dëshmojnë se janë përdhunuar nga ai para dhjete vitesh, kur ishin 14 dhe 15 vjeç.

Ai ka mohuar çdo lloj akuze dhe pritet të dëshmoje të mërkurën ose të enjten.

Çështja e tij ka marre përmasa politike,ndërsa dhjetëra aktore kanë protestuar mesditën e se hënës duke kërkuar dorëheqjen e ministres e Kulturës që për shumë ditë e ka mbrojtur të akuzuarin ,pasi ajo vetë e kishte emëruar ,por vetëm para tre ditësh e ka akuzuar si një njeri të rrezikshëm.

Ndërsa opozita greke ka ngritur akuza ndaj ministres në fjalë dhe vetë kryeministrit duke i akuzuar ata se emërimi i tij në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar është bërë vetëm me kriterin e njohjeve personale.

Aleksis Tsipras lideri i partisë opozitare Syriza: Për më shumë se 20 dite ditë, vendi përballet me zbulime tronditëse. Përballë një krimi të neveritshëm që ka të bëjë me përdhunimin e të miturve dhe ndoshta me një rrjet trafikimi dhe pedofilie. Por edhe përballë një skandali të madh që përfshin përpjekjen për ti mbuluar këto akte të urryera. Z. Mitsotakis mban një përgjegjësi të rëndë politike.

Nga ana e saj qeveria Mitsotakis është shprehur se mbështet ministren e Kulturës dhe se pret diskutimet e opozitës ditën e enjte në parlament.

Aristotelia Peloni zëdhënëse e qeverisë: Një lapsus në deklaratën e ministres nuk përbën një arsye për shkarkim nga detyra. Qeveria mbështet znj. Mendoni. Ajo është një ministre e mirë, me një rol të rëndësishëm në Ministrinë e Kulturës.

Prokuroria ndërkohë, perveç padive, ka këekuar të hetohet nëse Lignadhis ka marrë të mitur të pashoqëruar nga qendrat për refugjatët në shtëpinë e tij, me pretekstin për tu bërë mësime teatri.

Sipas informacioneve që publikohen të miturit e pashoqëruar pasi vizitonin shtëpinë e tij , nuk dëshironin më të ndiqnin mësimet e teatrit, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Top Channel