Përdoruesit e WhatsApp që nuk pranojnë termat dhe kushtet e përditësuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe.

Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive”. Llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh. Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër”. WhatsApp njoftoi update-n në janar. Dhe pati një reagim të ashpër midis shumë përdoruesve që menduan se kjo do të thotë se kompania po planifikon të ndajë më shumë të dhëna me kompaninë e saj mëmë, Facebook.

WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës. Por ky nuk është rasti i Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë.

Për shkak të këtyre diskutimeve, shumë njerëz i janë drejtuar aplikacioneve të tjera alternative, si Signal dhe Telegram, të cilat konsiderohen më të sigurta.

Top Channel