OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve, spitale të mbingarkuara dhe mijëra të zhdukur
Dy murgesha irlandeze kanë marrë donacione publike prej gati 80 mijë eurosh për të ngritur një banesë të re pasi një gjykatë i urdhëroi të largoheshin nga West Cork vetëm sepse morën pjesë në një seancë ekzorcizmi në Dail duke shkelur në masat anti Covid.
Murgesha Irene Gibson, që i përket grupit Motrat Karmelite dhe kolegia e saj, Anne Marie, nga Zelanda e Re, u urdhëruan të largohen nga kompleksi i tyre pas pjesëmarrjes në eventin religjoz në Dublin dhjetorin e kaluar. Dail, është dhoma e ulët e legjislaturës irlandeze, Oireachtas. Dail përbëhet nga 160 anëtarë.
Pamjet ne internet treguan ekzorcizmin dhe një meshe te mbajtur me pas ne Parkun Herbert të kryeqytetit. Ekzorcizmi u zhvillua në 8 dhjetor, një kohë kur udhëtimi ishte i ndaluar në Irlandë nëse nuk konsiderohej thelbësore sic ishin rastet e nevojës për kujdes mjekësor apo për të blerë ushqime.
Edhe pse qeveria vendase asokohe nuk lejonte tubime ne ntyra me mbi 15 persona, rreth 70 vetë u paraqitën për ekzorcizmin.
Dy murgeshat u angazhuan qe të largonin shpirtrat e këqinj nga ndërtesa e parlamentit.
Top Channel