Imiton barkun e nënës/ Batanija `aliene` që krijon gjumë dhe heq stresin

22/02/2021 18:16

E kanë quajtur “Odiseja” dhe është një batanije mjaft e veçantë e cila rëndon goxha.

Është pikërisht pesha e saj ajo qe ushtron presion mbi trupin e shtrirë duke krijuar ndjesinë sikur njeriu është i gjithë i mbështjellë. Kjo ngushëllon trupin dhe mendjen, duke e bërë më të lehtë për të fjetur dhe duke larguar stresin e akumuluar gjatë ditës, thone ekspertet. Arsyeja përse kjo batanije funksion është se ajo ndikon drejtpërdrejt në nënvetëdijen e një individi.

Kur foshnja është në barkun e nënës, ndien një presion të vazhdueshëm rreth vetes, që vjen prej lëngut amniotik.

Të porsalindurit ndihen mirë kur mbështillen sepse dicka e tille u rikrijon ndjesinë e presionit fizik. Një ndjesi të ngjashme ngjall dhe batanija me peshë.
“Presioni i thellë i batanijes ju bën të ndiheni sikur jeni përqafuar ose mbështjellë. Kur jeni përqafuar, ndiheni më të sigurt”, thotë psikologia Irina Zhdanova. Duke qenë se është e rëndë, batanija nuk lejon edhe që dikush të lëvizë shumë kur fle, e kjo krijon mundësinë e një gjumi të patrazuar. Batanija peshon 3.6 kg e ka në përbërje edhe rruaza hipoalergjike që e ndihmojnë të përshtatet më mirë me formën e trupit.

Top Channel