“President jam zgjedhur nga Rama”/ Meta: Jam armik i oligarkisë, demoralizuesit e qytetarëve të lidhin kokën me peshqir

22/02/2021 16:43

Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka thënë se president është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga LSI.

Ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill ndërsa ata që sipas tij demoralizojnë qytetarët, të lidhin kokën me peshqir.

Unë s’jam zgjedhur nga LSI si president por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij i cili ka thënë se askush më mirë se Ilir Meta s’mund të mbrojë interesat e opozitës. Unë mbroj interesat e demokracisë.

Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, tha Rama.

Top Channel