18:56
Samiti për Ballkanin në Vjenë/ Balluku përfaqëson Shqipërinë: E siguruam Lajçak se do vazhdojmë rrugën e reformave!
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka mbledhur në Vjenë në një samit të kryesuar prej tij krerë të Ballkanit Perëndimor. Kosova përfaqësohet atje nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiç, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapic.