Covid-19 po prek më së shumti të rinjtë të cilët janë edhe më të pavaksinuarit në vendin tonë.

Madje ditët e fundit kemi pasur edhe humbje jete të dy të rinjve vetëm 40 vjeç .Virusi tani është përhapur në shkolla ku janë disa klasa që zhvillojnë mësim online .

Drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësor thotë se do të rrisim numrin e testimeve nëpër shkolla në mënyrë që të mund të ndërpritet zinxhiri i përhapjes së virusit.

Në këtë periudhë qyetarët neglizhojnë simptomat duke i ngatërruar ato me një virozë dhe nuk shkojnë të bëjnë testin e shpejtë çfarë konfirmon që janë prekur ose jo nga Covid .

Duke u paraqitur në punë apo në shkollë  virusi po përhapet më shpejt dhe gjen terren tek ata që nuk kanë mbrojtje, pra nuk janë vaksinuar.

Ndërkohë pritet konfirmimi nga laboratori i referencës në Berlin nëse mutacioni Omicron ka hyrë në Shqipëri apo jo, ky mutacion ka një infektueshmëri shumë të lartë se sa Delta, por klinike më të lehtë.

Top Channel