Putin shpall kërkesën e tij për emigrantët që vijnë në Rusi (fotot)

10/12/2021 16:27

Njerëzit që duan të vendosen në Rusi duhet fillimisht të studiojnë zakonet dhe gjuhën e vendit para se të marrin iniciativën, tha dje presidenti rus Vladimir Putin në përgjigje të shqetësimeve vendase për pasojat kulturore të emigracionit.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit Presidencial për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat Njerëzore, lideri rus tha, “Duhet të sigurohemi që njerëzit që vijnë këtu për të punuar, të përgatiten për zhvendosjen kur janë në atdheun e tyre, para udhëtimit”.

Sipas Putin, kjo përgatitje përfshin mësimin e gjuhës ruse, ligjet dhe zakonet e vendit, si dhe që ata të sigurohen që njohin të drejtat e tyre.

Ai shtoi se kjo çështje duhet të kryhet në bashkëpunim me përfaqësues nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura, që është organizata e ndërlidhjes së republikave ish-sovjetike.

Komentet e Putin erdhën pasi kasi kreu i këshillit rus për të drejtat e njeriut, Valery Fadeev, kërkoi hetime nga kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, për ankesat e komuniteteve mbi tabelat në gjuhën uzbeke e taxhike në stacionet e metrosë Prokshino e Lesoparkovaya në jug të Moskës.

“Në vend të politikave të integrimit të emigratëve në shoqërinë dhe kulturën tonë lokale, ne duhet të krijojmë kushte për qëndrimin e emigrantëve që ende nuk njohin mirë gjuhën ruse”, shkruante Fadeev.

Këtë vit në verë 100 nejrëz u arrestuan në zonën Kuzminki në Moskë pas një sherri masiv mes dy grupeve kryesisht emigrantësh, përleshje që sipas njoftimeve ishte organizuar paraprakisht.

Moska ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh nga vende aziatike si Taxhikistani e Uzbekistani.

FOTO GALERI
1/4
Njerëzit që duan të vendosen në Rusi duhet fillimisht të studiojnë zakonet dhe gjuhën e vendit para se të marrin iniciativën, tha dje presidenti rus Vladimir Putin

Top Channel