Gruaja drejton qëllimisht automjetin në lumin buzë ujëvarës së Niagarës para vdekjes (fotot)

10/12/2021 17:28

Një grua që vdiq në makinën e saj kishte hyrë dje qëllimisht në lumin Niagara në veriperëndim të SHBA, thanë autoritetet.

Në pamjet dramatike të publikuara shihen tentativat e rojës bregdetare për rekuperimin e gruas me mjete ajrore.

“Në këtë pikë të hetimit, futja në ujë me makinë duket se është një akt i qëllimshëm, tha kreu i policisë rajonale Christopher Rola për rrjetin  Buffalo News.

Pasi kishte hyrë në ujë, makina kishte ngecur në shtratin e lumit vetëm 30 metra larg ujëvarës.

Incidenti i tmerrshëm ishte kapur në kamera nga roja bregdetare amerikane, teksa më pas një zhytës u ul në makinë nga helikopteri për rekuperimin e gruas.

Por drejtuesja e mjetit, e cila raportohej se ishte rreth 60 vjeç, u shpall më vonë e vdekur. Ajo ishte e vetmja pasagjere e makinës.

Deri dje vonë makina e saj ishte ende në lumë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë buzës së greminës, thonin mediat.

Policia ende nuk ka identifikuar publikisht gruan, e cila raportohet se ishte nga zona e Buffalo.

FOTO GALERI
1/5
Një grua që vdiq në makinën e saj kishte hyrë dje qëllimisht në lumin Niagara në veriperëndim të SHBA

Top Channel