Një grua që vdiq në makinën e saj kishte hyrë dje qëllimisht në lumin Niagara në veriperëndim të SHBA, thanë autoritetet.
Në pamjet dramatike të publikuara shihen tentativat e rojës bregdetare për rekuperimin e gruas me mjete ajrore.
“Në këtë pikë të hetimit, futja në ujë me makinë duket se është një akt i qëllimshëm, tha kreu i policisë rajonale Christopher Rola për rrjetin Buffalo News.
Pasi kishte hyrë në ujë, makina kishte ngecur në shtratin e lumit vetëm 30 metra larg ujëvarës.
Incidenti i tmerrshëm ishte kapur në kamera nga roja bregdetare amerikane, teksa më pas një zhytës u ul në makinë nga helikopteri për rekuperimin e gruas.
Por drejtuesja e mjetit, e cila raportohej se ishte rreth 60 vjeç, u shpall më vonë e vdekur. Ajo ishte e vetmja pasagjere e makinës.
Deri dje vonë makina e saj ishte ende në lumë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë buzës së greminës, thonin mediat.
Policia ende nuk ka identifikuar publikisht gruan, e cila raportohet se ishte nga zona e Buffalo.
Top Channel