Kryedemokrati Lulzim Basha ka sfiduar hapur ish-kryeministrin Sali Berisha, duke organizuar një aktivitet gjatë orarit të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

Nesër më 11 dhjetor, në themelimin e PD, Basha u ka dërguar një ftesë demokratëve që të jenë në selinë blu.

Në një kohë që Sali Berisha do të organizojë Kuvendin e thirrur prej tij, Lulzim Basha do të mbledhë aktivitete të tjera të partisë për të festuar 31-vjetorin e themelimit të PD.

Ftesa e Lulzim Bashës

Ndonëse publikisht është thënë se Berisha me mbështetësit e tij do të votojë pro shkarkimit të Bashës, ky i fundit nuk i trembet kësaj lëvizjeje.

Madje kryedemokrati do të jetë brenda selisë së PD në të njëjtën orë kur do të zhvillohet edhe Kuvendi i Berishës.

Kujtojmë se lideri historik i PD-së ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga organizimi i Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, madje ai ka ftuar Lulzim Bashën dhe deputetet e PD-së për të qenë pjesë.

Ndërsa më pas, Gazment Bardhi sekretar i përgjithshëm i PD, ngulmoi se i vetmi Këshill Kombëtar legjitim i kësaj partie është ai i 18 Dhjetorit. Këtë, Bardhi e argumentoi përmes disa shifrave:

69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. “Thirrjes përçarëse të zotit Berisha për të grisur formularët e konfirmimit, nuk i janë përgjigjur, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD ose 69% e anëtarëve. Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani”.

Selia e PD-së është pronë e demokratëve. Nuk i kemi mbyllur derën kujt, deklarata e papërgjegjshme, nëse i referoheni zëdhënëses së foltores, nuk na tregon çfarë bëjnë

Të nesërmen,  datë 11 dhjetor 2021 pritet që në stadiumin “Air Albani”  të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha.

Delegatët pjesëmarrës do kenë mundësi të votojnë për rithemelimin e Partisë Demokratike, që ish-kryeministri Berisha synon ta drejtojë sërish.

Në daljet e tij të mëparshme Berisha ka deklaruar se nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.

Po ashtu ish-kryeministri mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eliminuar Bashën, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Top Channel