Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton sërish se stakimi që ishte parashikuar të bëhej në disa zona të Tiranës nuk do të bëhet sot.
Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi u konstatua se kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha. KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.
Dy persona janë vënë nën prangat e policisë së Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë në familje.
Sot pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, e cila duhet thënë se pati shumë probleme gjatë rrugës, për shkak të daljes së opozitës nga Parlamenti.
Nju Jorku u bë shteti i parë amerikan që shpalli gjendje të emergjencës për të adresuar dhunën në rritje me armë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik.
I dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Arsen Maka është vënë sot nën prangat e policisë.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në gomisteri, policia ka vënë nën pranga pronarin e gomisterisë teksa është vënë në hetim shoferi i ambulancës, pasi dyshohet se ka mbërritur me vonesë për të dhënë ndihmën e parë.
Një 24-vjeçare ka tentuar t’i shpëtojë dhunës bashkëshortore, ndërsa është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
NJU JORK – Drejtuesi i Bruklinit, Eric Adams ka fituar zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokrate për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut pasi përqafoi pozicione politike të qendrës dhe premtoi të vendoste ekuilibrin e duhur midis luftës ndaj krimit dhe dhënies fund të padrejtësisë racore në polici.
Këtë të mërkurë Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.
Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme shtetasen B.M., nën akuzën e ‘Trafikimit të të miturve’, pasi në praninë e saj u gjet 12-vjeçari Ronaldo Tanushi.
SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me 2 vrasje të bujshme në Durrës atë të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia.
Një lokal është përfshirë në flakë gjatë natës në Vlorë, ndërsa janë djegur të gjitha tavolinat dhe sende e tjera që kishte brenda.
Autoritetet holandeze thanë se gazetari i famshëm Peter R. de Vries, i njohur për punën e tij në ndriçimin e botës së krimit, po lufton për jetën e tij, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.
Më shumë se 50 gazetarë u rrahën dhe disa u shtruan në spital të hënën ndërsa po mbulonin një protestë kundër një tubimi për të drejtat e homoseksualëve në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe në të gjithë territorin.
Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe, për shkak të kësaj, komunitetet e tyre janë në rrezik”.
Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj. Kur blini produkte nga një fermer, ju blini ushqime që janë të stinës. Gjithashtu ju mbështesni dhe ndihmoni pronarët e bizneseve të vogla.
Ato konsiderohen se nuk mund të mbajnë gojën mbyllur dhe mund të prishin shumë befasi. Këto shenja të zodiakut zakonisht nuk mund të mbajnë dot sekretet dhe duhet të tregoni kujdes se çfarë iu tregoni.
Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.
Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.
Zyrtarët gjermanë të sigurisë thanë sot se kanë arrestuar më shumë se 750 njerëz dhe kishin sekuestruar sasi të mëdha të drogës pasi deshifruan korrespondencën e fshehtë përmes telefonave mobilë.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja të COVID-19.
Me vdekjen e 146 personave nga COVID-19, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi në Iran shkoi në 85.095.
Numri i rasteve të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Rusi arriti një kulm të ri prej 737 vdekjeve, duke rritur numrin në mbarë vendin në 139.316.
Mbetjet e avionit AN-26 që u zhduk këtë mëngjes në rajonin e Kamçatka të Rusisë u gjetën afër aeroportit ku duhej të ulej. Autoritetet zbuluan mbetjet rreth pesë kilometra nga aeroporti në vendbanimin Palana, ndërsa nuk ka informacion fillestar për të mbijetuar.
Pas 65 vitesh anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria në një votë historike ka fituar vendin e saj në tryezën e Këshillit të Sigurimit për një mandat dy vjeçar. Këtë arritje kryeministri Rama e quajti suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare.
Ferencvaros është shumë i fortë për Prishtinën. Kampionët e Kosovës ia dolën të rezistojnë për plot 71 minuta në “Groupama Arena” të Budapestit, por më pas u thyen, pasi sulmuesi norvegjez Nguen dërgoi topin në rrjetën e Ardit Nikës.
Në vendin që lindi futbolli, të gjithë janë të dmendur pas tij, me shjpresën që futbolli më në fund të kthehet në shtëpi, me sytë nga Anglia e Southgate që këtë të mërkurë përballet me Danimarkën në gjysëmfinale. Për trajnerin e 3 luanëve, skuadra e tij ka një mundësi shumë të vecantë për të lumturuar kombin në përballjen me nordikët.
Shkëndija e Tetovës merr një rezultat zhgënjyes ndaj sllovenëve të Mura-s, pasi u mposht me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Tose Proevski” të Shkupit dhe komplikoi kualifikimin për në turin tjetër eliminator.
Roberto Mancini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e EURO 2020 , por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë. Azzurrët shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat.
Italia kaloi në finale pasi mposhti 4-2 me penallti Spanjën. Federico Chiesa shënoi për Italinë, ndërsa Alvaro Morata barazoi shifrat për Spanjën.
Vetëm një grusht shteti mund ta largojë Franck Kessie nga Milani. Kështu është shprehur menaxheri i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë për mediat italiane, duke komentuar ecurinë e bisedimeve për rinovimin e kontratës.
Italia është finalistja e parë e Euro 2020 pasi mposhti me penallti Spanjën me rezultatin 4-2. Ndeshja nisi me shumë ritëm por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse spanjollët ishin më kërkues.
U mbyll edhe koha shtesë në barazim 1-1 mes Italisë dhe Spanjës duke bërë që finalisti i parë i Euro 2020 të dalë nga penalltitë.
Futbollisti Thibaut Coutois është duke shijuar pushimet e tij verore me të dashurën e re pas lodhjes në “Euro 2020”.
Moderatorja Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Spanja është rikthyer në lojë në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Euro 2020’ kundër Italisë.
90% e të infektuarve me COVID në Portugali janë me variantin Delta.
Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Miami ka shkuar në 32 pas kërkimeve intensive nga ekipet e shpëtimit.
Këto foto vijnë nga sheshi Skënderbej, ku me qindra qytetarë janë mbledhur të ndjekin ndeshjen gjysmëfinale Itali-Spanjë.
“Gjaku lahet me gjak!”, shkruhej në mesazhin kërcënues që u gjet mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare “La Favorita” në Montava të Italisë, ku u rrah për vdekje i riun shqiptar Atilio Ndreka.
Ikona e bukurisë, Monica Belucci ka pozuar për herë të parë me të bijën e saj, Deva Cassel për kopertinën e revistës prestigjoze, Vogue Italia.
Në disa manovra të fundit stërvitore, qentë e ushtrisë testonin lëshimin më parashutë në fushëbetejë, nga më shumë se 4000 metra lartësi.
Artisti i njohur shqiptar, Capital T ka nisur koncertet përreth trojeve shqiptare pas lehtësimit të masave anticovid.
Një 17-vjeçare shqiptare u gjet ditën e sotme, në Greqi, pasi ishte zhdukur që më 3 qershor.Vajza u largua nga shtëpia e saj në zonën Haidari 3 ditë më parë .
Një 23 vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit për në spitalin e Vlorës pasi është pickuar nga një akrep duke bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit.
Kryeministri kanadez, Justin Truedau e ka emëruar Mary Simonin si guvernatore të përgjithshme, personin e parë indigjen që mban këtë post.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po shikon mundësinë që të shfuqizojë politikën e sanksioneve, që është përdorur shumë si mjet i politikës së jashtme nga paraardhësi i tij, raportoi Wall Street Journal.
Objektivi për të vaksinuar 1 milionë qytetarë në vend është arritur ditën e sotme. Këtë lajm të mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social.
Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Neuron, nga studiuesit amerikanë të Yale University tregonte se kavieve që u jepej një dozë e vetme e ingredientit psilocibinë, u shkaktohej rritje afatgjatë e lidhjeve nervore të trurit.
Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sopaj, i dënuar tre herë nga gjykata për vepra të ndryshme penale, mban postin e funksionarit publik në kundërshtim me ligjin.
Italia dhe Spanja do të përballen në “Wembley” në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Kryeministri Edi Rama në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dha detaje edhe për axhendën e prioriteteve që do të ketë Shqipëria.
Një nënë nga Stoke-on-Trent në Britani, bija e vogël e të cilës vdiq pasi kapërdiu një bateri të vogël telekomande, thotë se do të luftojë në emër të saj për të shpëtuar jetë të fëmijëve të tjerë që mund të përfshihen në incidente të tilla shtëpiake.
Momenti kur një luan futet në tendën e një burri dhe vjedh sendet e tij, derisa ai bënte kamping në një park në Afrikë është filmuar.
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, tha se ky është suksesi më i madh për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare.
Një person rreth 64 vjeç është hedhur nga lartësia rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol për humbjen e ikonës së televizionit italian, Rafaella Carra.
“Yjet e Eksportit”, kështu u quajt specializimi i parë i këtij lloji në vendin tonë, për Menaxher Eksporti. 35 studentë dhe ish studentë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës dhe jo vetëm, morën pjesë në këtë specializim.
Ky është njëri nga 4 landfillet që ka bashkia e Selenicës.
Efektet e pandemisë duket se do të shtrihen për një periudhë afatgjatë në ekonomi, duke përfshirë edhe sektorin bankar.
Pritja zyrtare në Tiranë e organizuar me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ka bërë bashkë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm.
Ndonëse ka vaksina të llojeve të ndryshme, në Shqiperi ka rënë interesi i personave për tu vaksinuar ndaj covidit . Shifrat e ulëta të të infektuarëve në 24 , por edhe preferenca për llojin e vaksinave duket se ka ndikuar duke bërë që qytetarët të harrojnë që virusi nuk ka ikur ,dhe se mutacioni Delta na është afruar.
Këtë mesjave klubet shqiptare nisin aventurën e tyre në kompeticionet evroipiane për sezonin 2021/2022. skuadra kampione e vendit Teuta do të luajë me Sherifin e Tiraspolit në raundin e parë kualifikues të Ligës së kampioneve dhe trajneri Edi Martini duket optimist në prag të kësaj përballjeje edhe pse pranon që skuadra moldave në letër është më favorite për të kaluar.
Në mandatin e tretë si Kryebashkiak i Lushnjes Fatos Tushe doli nga zyra me prangat e SPAK që e dyshon se shpërdoroi detyrën së bashku me nëntë zyrtarë të tjerë të ndërmarrjes së pasurisë publike pranë pushtetit lokal.
Stina e verës është ideale për të guxuar më shumë drejt njohjeve të reja, flirtimeve dhe lidhjeve pasionante.
Gilberta dhe Iliri, çifti i parë i deklaruar në Për”Puthen +40 dolën të përputhur nga emisioni ditën e sotme.
Puntata e sotme e Pr’Puthen +40 është nga më të veçantat.
Të gjithë duam të regjistrojmë momentet tona në mënyrën më të mirë të mundshme falë fotos ‘perfekte’.
Çifti i deklaruar në Për’Puthen +40 tregoi se sa shumë e duan njëri-tjetrin dhe morën urime nga të gjithë konkurrentët e tjerë.
29-vjeçarja Ardita Hersi ka mbërritur gjallë në urgjencën spitalore të Durrësit, ndryshe nga ç’thuhet në njoftimin e policisë, po në gjendje tejet të rënduar dhe çdo ndërhyrje mjekësore ka qenë e kotë.
Tapet i kuq, lule, trëndafila e zemra, kështu u hap puntata e sotme e Për’Puthen në një ambient ndryshe me në qendër Gilbertën dhe Ilirin.
Në 2021, grupi akrobatik i forcave ajrore ruse feston 30 vjetorin e tij, dhe si zakonisht e bëjnë këtë duke shfaqur aftësitë e tyre ekstreme dhe kapacitete e teknologjisë ajrore.
Një 36-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde plasëse.
Një lajm jo i mirë u dha puntatën e sotme në Për’Puthen për Gilbertën.
Zjarri që shkatërroi dhjetëra hektarë pyje në Malin e Tomorrit, është shuar sot, pas 9 ditësh.
Mentor dhe Hanife Mehmeti janë të martuar prej 13 vitesh. Sot, ata treguan historinë e tyre të dashurisë në emisionin “Shqipëria live”.
Autoritetet amerikane raportuan sot se bilanci i viktimave aksidentale dhe te qellimshme gjatë festimeve të Ditës së Pavarsisë më 4 korrik ishte te pakten 150 të vrarë në rreth 400 episode me të shtëna armësh në të gjithë vendin, shkruan CNN.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka pritur ditën e sotme në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 6 korrik, ka thënë që është i lumtur që Kina, si fuqi botërore, e respekton rrugën strategjike të Malit të Zi.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ndodhet në gjendje serioze por të qëndrueshme në spital pasi u prek nga COVID-19.
Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks ka ngritur një akuzë të fortë ndaj një ministri aktual në qeveri.
Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua sot nga SPAK, nën akuzat për korrupsion në një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në rrethinat e Lushnjës.
Një e re 29 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme, disa ditë pas lindjes në Durrës.
Në shishe e vogël, e cila mendohet të jetë e shekullit të 19-të që përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor është zbuluar pasi u varros për më shumë se 120 vjet.
I njohur dikur si një nga pesë aeroportet më të rrezikshëm të botës, Kai Tak ka shërbyer si aeroporti i Hong Kong nga viti 1925 deri në 1998.
Autoritetet afgane thanë se kanë dërguar qindra trupa dhe milici pro-qeverisë për zmbrapsur talibanët, të cilët po avancojnë në veri të vendit.
Keller Williams Albania pjesë e gjigandit amerikan Keller Williams Realty, kompania më e madhe Real Estate në botë për numër agjentësh dhe volume transaksionesh, ka hapur Market Center-in e parë në Tiranë.
Energjia elektrike do të stakohet në disa zona të Tiranës nesër datë 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Infermieri i ri Samuel Luiz, 24 vjeç, kishte dalë me miqtë në A Coruña kur u sulmua barbarisht.
Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjyqi për vrasjen e politikanit të njohur serb, Oliver Ivanoviç.
Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës , Hekuran Murati ka bërë të ditur se mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe gjashtë bankave komerciale është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për emetimin e bonove të dedikuara për diasporën.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me Partinë Komuniste të Kinës.
Menaxheri që ka udhëhequr karrierën e yllit amerikan të muzikës pop Britney Spears, ka njoftuar se po dorëhiqet pas 25 viteve.
Dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane janë evidentuar nga policia.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.