(Fotot) Kampusi i studentëve në Universitetin Bujqësor drejt fundit, ja si duket godina e konceptuar nga arkitekti Winy Maas

28/12/2021 13:28

Studentët e Universitetit Bujqësor do të kenë një kampus të ri universitar, sipas kushteve bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga kompleksi, që është drejt përfundimit.

Aty ku ishin karakatinat e vjetra të konvikteve të Universitetit Bujqësor, të cilat u kthyen në gërmadha prej tërmetit, sot po merr jetë si pjesë e programit të Rindërtimit një kampus ultramodern i konceptuar nga arkitekti i famshëm Winy Maas”, shkruan kryeministri.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel