Valdrin Sahiti është një nga stilistët më të famshëm shqiptar. Ai gjithmonë ka qenë shumë i pëlqyer nga VIP-at shqiptarë për shkak të punëve të tij të mrekullueshme dhe suksesi i tij ka kaluar në një stad tjetër, i cili është botëror.

Ama përveç shqiptareve, Valdrini ka veshur dhe shumë yje botërorë. Duket se stilisti po i afrohet shumë suksesit të madh ndërkombëtar dhe kjo bë shumë e qartë kur ai bashkëpunoi me Cardi B,Rita Orën,Paris Hilton etj.

Stilisti ndërkombëtar ka vendosur që mbrëmjen festive të 1 Janarit ta kthejë në një atmosferë Glamour duke realizuar veshjet e të gjithë banorëve dhe duke i ofruar eksperiencën e famshme ndërkombëtare ‘meet the designer’.

Duket se nata festive e 1 Janarit do të jetë e paharrueshme për banorët.

Top Channel