Kontinenti i tetë misterioz: Kapërcen Indinë, nisin matjet!

28/12/2021 13:42

Të gjithë kanë mësuar prej shekujsh se Toka ka 7 kontinente.

Por në vitin 2017 një grup gjeologësh njoftuan se kishin zbuluar një kontinent tjetër, të cilin e pagëzuan me emrin: Zelandia.

Tani sipas matjeve të fundit njoftohet se Zealandia ka një sipërfaqe prej 4.9 milionë km katrorë – pra rreth gjashtë herë sa sipërfaqja e Madagaskarit. Enciklopeditë dhe hartat megjithatë vazhdojnë të pasqyrojë vetëm shtatë kontinente.

Kjo lidhet edhe me faktin se rreth 94% e kontinentit më të vogël të botës gjendet nën ujë, thote DW. Nga thellësitë oqeanike shfaqet në sipërfaqe vetëm një pjesë të vogël e këtij kontinenti, Zelanda e Re si dhe grupi i ishujve Kaledonia e Re që i përkasin Francës.

Ekzistenca e Zelandias është pranuar tërthorazi edhe nga OKB-ja, sepse ajo për Zelandën e Re ka bërë një përjashtim sa i takon zonës detare që shtetet bregdetare mund të pretendojnë si “zonë ekskluzive ekonomike”.

Kjo zonë për shtetet e tjera kufizohet në distancën 200 milje, kurse për Zelandën e Re ky kufizim nuk vlen. Zelanda e Re ka të drejta ekskluzive për të gjitha burimet minerale të Zelandias dhe kontinenti nënujor përmban gaz, naftë, hekur dhe mangan.

Top Channel