Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka akuzuar serish kryeministrin Albin Kurti për gjendjen elektroenergjetike në Kosovë.

Ai tha se Albin Kurti është mashtrues dhe se për nga përgatitja profesionale “po ia çon mallin sikur ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia”.

“Kurti po ma çon mallin e Vitisë. Ministër ‘Vdekja’ si e quanin. Edhe ministri Vitia kur u rritën numrat e vdekjeve u fsheh diku dhe nuk dilte në publik. Ku është tash kryeministri. Është dashur ta di, nëse nuk është ai fajtor kush mund të jetë? A e di çka është më e keqja sot? Njerëzit nuk kanë as ku të blejnë gjeneratorë. Kërkojnë të blejnë, por nuk gjejnë pasi nuk ka. Kurti është mashtrues. I kërkoi votat, tash thotë s’kam faj”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj ka kritikuar edhe më herët Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të reduktimeve me energji elektrike.

Top Channel