“S’ka drejtësi për qytetarin, larg qytetarit”, Dobrushi: Harta e re e gjyqësorit, rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi

28/12/2021 14:45

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi të martën është shprehur kundër hartës së re gjyqësore pasi sipas tij rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk mund të ketë drejtësi PËR qytetarin LARG qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi” – Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Qeveria e Gjyqësorit ka vendosur të mbyllë 15 gjykata në vend me argumentin se nuk janë funksionale. Midis tyre pesë janë gjykata apeli që mblidhen në një të vetme në Tiranë dhe 10 gjykata të shkallës së parë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë me datë 8 qershor hartuan këtë projekt, të cilin e dërguan për shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë.

KLGj thekson se “Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së eficiencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar hartën si çelës shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmerinë.

 

Top Channel