Kurtin e “bëjnë copë” në parlament për energjinë: “La njerëzit në errësirë për ca vota”!

28/12/2021 14:20

Qeveria Kurti u gjend përballë një rrebeshi kritikash në parlament, ku opozita kaloi hapur në sulm për ngërcin e krijuar në vend me kufizimet e energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo është kriza më e madhe me të cilën është përballur Kosova që prej pavarësisë. Deri më sot , nuk po shohim asnjë veprim apo strategji konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, shtoi ai, ndërsa nuk munguan shigjetat drejt kryeministrit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u përpoq të mbrohej duke u hedhur edhe ajo në sulm e i quajti të pakuptimta akuzat e partive opozitare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilesoi sakaq populiste dhe të paditur Qeverinë e Kurtit dhe i kërkoi shefit të ekzekutivit të dorëzojë diplomën si inxhinjer nëse nuk e di sesi kontraktohet cmimi i energjisë elektrike.

Top Channel