E shtunë, 03 Prill 2021
23:23
E la që të kujdesej e vetme për familjen gjithë këtë kohë, nëna i kërkon falje vajzës 13-vjeçare

Problemet dhe vështirësitë ekonomike në një familje i detyrojnë prindërit që të emigrojnë për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Por ka raste kur kjo përpjekje i detyron prindërit që të vënë jetën e tyre në rrezik duke kaluar kufirin, shpesh herë në mënyrë ilegale dhe duke lënë pas fëmijët e vegjël.

22:56
Cakolli: Kosova po hyn në një krizë të panjohur kushtetuese

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se me procesin i cili po ndodh në votimin e zgjedhjes së presidentit të vendit, Kosova po hyn në një krizë të panjohur kushtetuese.

22:50
Pamje të rënda dhe dëshmi dramatike në javën e parë të gjyqit të ish-policit Chauvin

Java e parë e gjyqit të ish-policit të bardhë Derek Chauvin, i cili akuzohet për vrasje në lidhje me incidentin ku mbeti i vdekur afrikano-amerikani George Floyd ndërsa ai ishte nën arrest, u shoqërua me shfaqjen e video-klipeve të rënda dhe dëshmi dramatike nga incidentit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton se shefat e zotit Chauvin ngritën pikëpyetje për veprimet e ish-policit, ndërsa avokati i tij u përpoq të hidhte hije dyshimi mbi akuzat e ngritura.

22:29
COVID, Një valë e re infektimesh sjell kufizime në shumë vende të botës

Miliona vetë në mbarë botën janë nën urdhra të reja për të kufizuar aktivitetet në prag të Pashkëve, si rezultat i shtimit të infeksioneve nga koronavirusi, megjithë vazhdimin e vaksinimeve.

22:19
Të jetosh nëpërmjet tingujve, nëna surprizon djalin e verbër duke i realizuar ëndrrën e tij më të madhe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një ndër historitë më frymëzuese, historinë e Luanit, djalit 27-vjeçar, i cili i buzëqesh jetës edhe pse nuk mund t’i shohi ngjyrat e saj.

22:15
Kabashi i Pukës, kjo vepër e natyrës dhe historisë, sot, njëjtë si një poezi mjerimi nga Migjeni

Kemi dëgjuar gjithmonë për fshatin Kabash. E dimë të gjithë se është “Bajraku i parë” i Pukës, por a e keni marrë mundimin ta vizitoni?

22:10
Ndodh në Irak/ Rasti i parë në botë, lind foshnja me tre organe gjenitale

Një rast i paprecedentë mjekësor ka ndodhur në Duhok, Irak.

21:51
“E duroja për hir të fëmijëve!”, gruaja rrëfen në studio dhunën ekstreme të ish-bashkëshortit që për pak i kushtoi jetën

Dhuna në familje është një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë tonë edhe pse prej shumë vitesh po punohet për ta parandaluar atë, por dhe për të ndërgjegjësuar masën e gjerë për pasojat që shkakton ajo.

21:48
Projekti spektakolar/ Në 2054 nis në Mars ndërtimi i qytetit të vetëmjaftueshëm për njerëzit (fotot)

Në një prezantim të pabesueshëm nga ABIBOO Studio janë shfaqur së fundmi planet arkitekturore të atij që pritet të jetë qyteti i parë i vetëmjaftueshëm në planetin Mars për një koloni njerëzore.

21:38
Kosovë/ Dështon për herë të dytë votimi për presidentin

Pas dy tentim votimeve për presidentin e ri të vendit, në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum, si rrjedhojë deputetët kanë shkuar në pauzë.

21:18
Agim Veliu e Avdullah Hoti refuzojnë Vjosa Osmanin, kandidatja për presidente ‘siguron’ dy vota surprizë

Kuvendi i Kosovës ka nisur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

21:10
Hoxhaj: Osmani-Sadriu nuk është figurë unifikuese, por përçarëse

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës tha se kjo parti e kundërshton zgjedhjen e Vjosa Osmani-Sadriut në postin e presidentit të Kosovës.

21:02
Fleta e votimit/ Ambasadori britanik: Të dakordësohet në kohë dhe të jetë e qartë

Përmes një postimi në “Twitter” Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka reaguar për fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

20:54
Shkenca zbulon arsyen e vitheve të mëdha te gratë: Ndoshta pararendësit e njeriut lëshonin vezë (fotot)

Prej vitesh shkencëtarët besonin se vithet më të mëdha të grave sesa të burrave, ishin për të akomoduar lindjen e bebeve, koka e të cilave është pjesa më e madhe e trupit gjatë lindjes.

20:52
Manastirliu: Sot janë kryer 13.010 vaksinime!

Gjatë ditës së sotme janë kryer 13.010 vaksinime. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.

20:48
Ekspozita e fëmijëve autikë/ “Edhe unë jam një vepër arti” hapet në qytetin e Shkodrës

“Edhe unë jam një vepër arti” është ekspozita e çelur në Shkodër në kuadër të ditëve të ndërgjegjësimit për autizmin dhe fëmijët me sindromën Down.

20:34
“Super bukur, marshallah”/ Rama duartoket, inspekton punimet në spitalin e Fierit: Edhe pak gati!

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin Memorial të Fierit, investim që po realizohet falë mbështetjes së qeverisë së Republikës së Turqisë.

20:29
Europa mbyllet, Shqipëria e hapur/ Për festa në Itali nuk lejohen lëvizjet. Turqia mbyllet për ramazan

“Pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë rikthyer masat kufizuese deri në karantinë totale për festën e Pashkës, për të frenuar përhapjen e infeksionit. Por, e kundërta ndodh në Shqipëri.

20:05
Bekimi i ushqimeve për pashkë/ Ritet e fundit të besimtarëve katolikë para festës së ringjalljes

Besimtarët katolikë që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin që do ta konsumojnë të dielen e pashkës.

20:05
Një vit punë nga shtëpia…”Google” kthen punonjësit në zyra

Kishte aktivizuar punën nga distanca fillimisht kur shpërtheu pandemia. Tani bën hapa pas dhe fton punonjësit të kthehen në zyrë…

20:00
Kush zbuti pasojat e pandemisë/ Ekspertët shpjegojnë se përse Shqipëria pati një rënie më të vogël ekonomike

Rënia e ekonomisë me 3.3% vitin e kaluar për shkak të pandemisë ishte e pritshme, por shumë poshtë parashikimeve të ekspertëve vendas e të huaj.

19:56
“Për’puthen + 40”/ Ishi telefonon Ndriçimin, gjatë takimit me Lindën

Një situatë e papritur ndodhi gjatë takimit të Lindës me Ndriçimin.

19:53
Vaksinim për të ndalur vdekjet/ Silva Bino tregon radhën e vaksinimeve sipas moshave dhe profesioneve

Kur kanë mbetur tre javë nga dita e zgjedhjeve dhe kur dihet që, komisionerët në qendrat e votimit dhe ata në qendrat e numërimit do të jenë në kontakt të shtuar me qytetarë komiteti teknik i ekspertëve nuk ka vlerësuar të arsyeshëm vaksinimin e tyre ,ndonëse janë të riskuar.

19:48
Policët, në rresht për vaksinat/ Nis vaksinimi masiv i forcave të rendit në të gjithë vendin

Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në radhë dhe të grumbulluar për të garantuar mbarëvajtjen e protestave të ndryshme, kësaj radhe policia është vënë në rresht për të bërë vaksinën anticovid.

19:43
Basha u premton para të infektuarve: Familjet që kanë patur të sëmurë do shikojmë mundësinë e mbështetjes financiare

Lulzim Basha ishte kujdesur të mos e bënte pjesë të fushatës së tij pandeminë e Covid 19, por sot gjatë një vizite në një familje që e kishte kaluar koronavirusin , kryedemokrati foli për një ndër masat e para që do marrë nëse Partia Demokratike vjen ne pushtet.

19:39
Turizmi prioritet i mandatit të tretë/ Rama: Reforma në Drejtësi kërcënohet nga Berisha, Iliri, Monika dhe Luli

Brenda dekadës Shqipëria do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike.

19:38
“Për’puthen +40”/ Linda fton në kërcim romantik Ndriçimin

Në takimin e tyre të parë, Linda vendos të jetë vetvetja dhe e fton Naumin në kërcim

19:36
Fleta e votimit do jetë me numra/ Shqiptarët nuk do mund të shikojnë emrat e kandidatëve më 25 prill

Organi më i lartë vendimmarrës i KQZ vendosi që në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarë të votojnë me numra dhe jo emra.

19:30
“Për’puthen +40″/ Gilberta nuk i ndahet Ilirit, e zgjedh për herë të tretë në  takim

Marrëdhënia mes Gilbertës dhe Ilirit duket se ecën mjaft mirë.

19:19
“Për’puthen +40”/ Habit Ndriçimi: Linda më frikëson, duket e hekurt!

Takimi i parë mes Ndriçimit dhe Lindës ishte shumë emocionues.

19:17
Balla: Rama i ktheu Belshit krenarinë. Emigrantët të kthehen e të investojnë në Dumre

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, zhvilloi pasditen e sotme

19:16
Milan eviton disfatën/ Lazio dhe Napoli fitojnë, barazon Roma

Napoli vuajti më shumë se c’u mendua në ndeshjen me Crotonen për javën e 29 të serie A. Skuadra napoletane u bë protagoniste e një ndesjhjej të çmendur të cilën e fitoi 4-3.

19:08
Para 1 viti ankohej e alarmuar te Veliaj për qentë e rrugës, sot Roza Lati “shitet” si mbrojtëse e tyre: Kam frikë, më sulmojnë përditë një bandë qensh te Liqeni

Pavarësisht rasteve të shumta të kafshimit prej qenve te rruges ne Tirane, mes te cileve edhe femije, moderatorja Roza Lati ka dy dite qe ka marre megafonin gjoja ne mbrojtje te kafsheve endacake.

19:06
Ariu polar ‘shkrihet së qeshuri’ teksa luan me nënën në kopshtin zoologjik në Siberi (fotot)

Një nënë arushë polare dhe këlyshët e saj dukeshin sikur ‘qeshnin me të madhe’ teksa rrokulliseshin në dëborë, në një kopsht zoologjik në Rusi.

19:03
Basha në “Astir”: Siç ka ngecur trafiku nё Unazёn e Re, kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në njësinë 16, në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë ku kryesisht kanë të bëjnë me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastruktura e keqe.

18:57
“Për’puthen +40″/ Ndriçimi i prish takimin 4 minutësh, Linditës me Naumin

Takimi i parë në studio, mes Linditës dhe Naumit u ndërpre nga një veprim i papritur i Ndriçimit.

18:47
SHBA/ San Francisco ndalon duhanpirjen në apartamente, por jo marijuanën (fotot)

Zyrtarët në San Francisco kanë ndaluar duhanpirjen në ndërtesat me apartamente, prej shqetësimit të njerëzve që nuk pijnë duhan, por tymosja e kanabisit është lejuar, sipas udhëzimeve të reja.

18:41
“Për’puthen +40″/ Stela refuzon Armandon, ai nuk e pret mirë

Disa herë gjatë takimit, Stela kërkon që të mbyllë xhirimet.

18:34
Teuta merr kreun/ “Djemtë e detit” mundën Laçin 1-0, Vllaznia-Partizani ndalet në 0-0

Teuta merr kreun e superligës pas fitroes mjaft të rëndësishme që arriti në këtë javë të 26-të përball Lacit n[ “Niko Dovana”, rivali direkt për titullin kampion në këtë sezon.

18:27
“Për’puthen +40”/Takim në natyrë me Armandon, çfarë e bëri Stelën të ndihet në siklet?!

Stela dhe Armando zhvilluan  takimin e tyre të parë jashtë studios.

18:24
E lënë prej vitesh në dollap, videoloja Super Mario shitet në ankand për 660 mijë dollarë

Një videolojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë.

18:23
Kina refuzon ashpër pretendimet për ‘genocid’ ndaj minoriteteve muslimane në Xinjiang

Pas akuzave të vazhdueshme nga mediat dhe disa qeveri perëndimore për abuzime me drejtat e njeriut në minoritetet ujgure në Xinjiang, ministria e jashtme kineze ka dhënë një deklaratë ku akuzon mes të tjerëve rrjetin britanik BBC dhe qeverinë e SHBA për një fushatë gënjeshtrash dhe dezinformimi.

18:00
Paradë e faraonëve në Egjipt/ 22 mumie ‘parakalojnë’ mespërmes Kajros

Turma egjiptianësh pritet të dalin nëpër rrugë për të ndjekur një procesion historik të sundimtarëve të lashtë të vendit të tyre, përmes kryeqytetit Kajro.

17:50
120 balena do të vriten në Japoni teksa vendi nis sezonin e kontestuar të gjuetisë komerciale (fotot)

Peshkarexhat balena-vrasëse kanë dalë sot në det nga portet në Japoni pas hapjes zyrtare të sezonit të gjuetisë së balenave. Në javët apo muajt në vijim ato do të vrasin një maksimum prej 120 balenash ‘minke’ pe rkonsum te brendshem.

17:48
E gjithë Italia ‘zonë e kuqe’/ Pashkët e dyta në izolim, vendi në valën e tretë

Italia këtë fundjavë është e gjitha në izolim. I gjithë vendi është nën kufizime si ato të zonës së kuqe ndërsa po kalon pashkët e dyta të mbyllura. Edhe Papa do ta japë mesazhin e tij tradicional të Pashkës në një shesh të zbrazët.

17:32
Më shumë të shëruar se të infektuar/ 9 humbje jete nga Covid 19 në vend

341 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 3007 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

17:19
Kosovë/ Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës të mbahet të shtunën në ora 18:00.

17:08
2 italianët organizojnë pengmarrjen e rreme, shqiptarët i çojnë në dorë të xhihadistëve të vërtetë (fotot)

Dy biznesmenë italianë që kishin planifikuar pengmarrjen e tyre të rreme për të përfituar një pjesë të shpërblesës, kanë përfunduar të shitur te luftëtarë të vërtetë ekstremistë.

17:05
FOTOT/ ‘Vejusha e bardhë’ e përfshirë në 400 vrasje, njihuni me 4 nga kriminelët më të rrezikshëm që janë ende në qarkullim

Ata janë disa prej kriminelëve më famëkeq të botës, por për arsye të ndryshme, i kanë shpëtuar drejtësisë prej një kohe shumë të gjatë. Edhe pse krimet e tyre janë vërtetuar tashmë dhe në ndjekje të tyre janë vënë agjenci të shumta ligjzbatuese në të gjithë botën, ata duket se kanë ikur “në drejtim të paditur”.

17:00
Rastet/ Qentë e rrugës bëjnë ‘kërdinë’ në Tiranë, 30 ankesa për kafshime në 2 muaj, mes tyre edhe fëmijë

Qentë endacakë në rrugët e Tiranës janë bërë një fenomen shqetësues për qytetarët dhe në disa raste ata janë kthyer në viktima të kafshimeve.

16:57
Veliaj prezanton kandidaten e Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati: Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, mbjell helm edhe për vaksinat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën ka prezantuar kandidaten për deputete të Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati.

16:50
Balla në Grekan: Belshi është Toskana e Shqipërisë, demokratët duan të shpëtojnë PD-në duke votuar Edi Ramën

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Grekanit në Belsh.

16:50
Balla takon banorët e Librazhdit: Në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit.

16:43
‘Po si mer mos ta hudh në instagram si’, Rama publikon videon e Bashën “si berber”

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar një video ironizuese në të cilët shfaqet kryedemokrati Lulzim Basha, në rolin e berberit duke qethur kryeministrin.

16:36
Rama nxjerr foton: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill!

kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga vaksinimet në Koplik duke e krahasuar me një nga mbledhjet e PD në Tiranë.

16:34
Aksidenti rrugor në Tajvan/ 50 viktima, prokurorët kërkojnë arrestime

Bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në Tajvan, ku një tren i mbushur me pasagjerë u përplas në hyrje të një tuneli ka shkuar në 50 dhe pritet të rritet akoma më tej. Zyrtarët ndërkohë kanë nisur hetimet.

16:26
Gazetarja e motit tmerrohet kur qeni i kap me dhëmbë mikrofonin gjatë transmetimit direkt (foto-video)

Një qenush i guximshëm i ka marrë mikrofonin shumëngjyrësh një gazetareje që po jepte direkt lajmet e motit, dhe është larguar bashkë me të.

16:21
Rama: Rreziku për drejtësinë janë Saliu, Monika, Iliri dhe Luli

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha se duan të dëmtojnë Reformën në Drejtësi.

16:17
Sëmundja e pashpjegueshme që po turbullon mjekët/ Sjell humbje të kujtesës dhe haluçinacione

Disa mjekë në Kanada kanë kryer disa hulumtime të thelluara, teksa kanë dhënë një shpjegim rreth një sëmundje të dyshuar si neurologjike, e cila shkakton dhimbje të dhëmbëve, humbje të kujtesës dhe halucinacione.

16:08
Çuçi: Nisja e vaksinimit masiv, arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet

“Vetëm nisja e procesit të vaksinimit masiv, është arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet dhe qeveria Rama të vazhdojë planin për çlirimin e vendit nga një virus që ka kushtëzuar jetesën e çdo individi prej më shumë se një viti”.

16:02
KAS rrëzon ankimimin e PD-së, Ivi Kaso: Rama po fsheh kandidatët

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso ka reaguar pas rrëzimit të ankimimit të PD-së në lidhje me fletën e votimit.

15:59
Mbretëresha 94-vjeçare bën shëtitjen e Pashkëve me princin Charles, e para prej intervistës bombastike të Princ Harry në SHBA(fotot)

Mbretëresha britanike dhe Princi Charles buzëqeshnin sot për fotografin gjatë shëtitjes së Pashkëve në parkun e kështjellës Windsor, për herë të parë që prej intervistës së princit Harry në SHBA që tronditi oborrin mbretëror me akuza racizmi e abuzimesh.

15:56
Bekimi i ushqimeve për Pashkë/ Ritet e fundit të besimtarëve katolikë para festës së Ringjalljes

Besimtarët katolik, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin, që do ta konsumojnë te dielën e Pashkës.

15:43
Votim dhe numërim elektronik/ Hapet qendra për të mësuar votimin, me 50 mijë votuesit e Njësisë 10 në Tiranë

Paisja elektronike do të përdoret nga mbi 50 mijë votuesit  e Njësisë numër 10, në Tiranë,  për të votuar më 25 prill. Kjo zonë është zgjedhur për të realizuar votim dhe numërim elektronik dhe KQZ e ka hapur qendrën e parë, ku për disa ditë me radhë, banorë të kësaj njësie do shkojnë të votojnë për të mësuar procesin.

15:34
Vaksinohen policët/ Punonjësit e rendit marrin vaksinën në Tiranë dhe qytete të tjera

Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në radhë dhe të grumbulluar për të garantuar mbarëvajtjen e protestave të ndryshme, kësaj radhe, policia është vënë në rresht për të bërë vaksinën anti Covid.

15:28
Ambasadorja Kim: Kujtesë! Zgjedhje të drejta e transparente, nëse jo një hap prapa për demokracinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka rikujtuar të gjithë forcat politike në vend që të krijohen të gjitha kushtet që zgjedhjet të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

15:24
E dashura e romantikut me motor uji, ndalohet për sulm fizik ndaj një tjetër gruaje në ishullin britanik (fotot)

E dashurua e një ‘Romeoje’ që ishte në faqet e para të gazetave për takimin ilegal në kohë koronavirusi, është ndaluar së fundmi për një sulm të rëndë fizik ndaj një tjetër gruaje në ishullin ku banon.

15:21
Kardinali, Ernest Troshan Simoni uron Pashkët: Krishti i ngjallur përcjelltë te ju jetë  e shëndet!

Besimtarët katolike kremtojnë sonte Pashkët, që simbolizojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.

15:20
Rama nga Bylisi: Me këtë ritëm vaksinimi do jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Evropës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Bylisit gjersa ishte në qytetin e Fierit ditën e sotme.

15:11
KAS hedh poshtë ankimimin e PD/ Demokratët çojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Pas vendimit të KAS duke hedhur poshtë ankimimin e PD-së për fletën e votimit të 25 prillit,  demokratët vebndosën të ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

15:05
Vaksinimi i të moshuarve në Vlorë/ Manastirliu: Ulet grupmosha, do të vaksinohen qytetarët nën 70 vjeç

Qytetarët e grupmoshave, më pak se 70 vjeç, do të vaksinohen së shpejti, është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

14:43
Fleta e votimit me numra/ KAS pranon ankimimin e PS dhe Bindjes Demokratike, rrëzon PD

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve pas 3 orëve diskutim dhe një pushimi, vendosi të pranojë ankimimin e PS-së dhe Bindjes Demokratike, ndërsa ka rrëzuar atë të PD-së.

14:41
Akullnajat po shkrihen/ Studimi: Po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë

Pjesa më e madhe e Evropës ka shijuar një mot më të ngrohtë se zakonisht ditët e fundit, por një front i ftohtë i pazakontë për sezonin po vjen, duke sjellë me vete borë dhe probleme të mundshme.

14:19
Nis vaksinimi masiv në Fier, qytetarët marrin dozat anti Covid në qendër të qytetit

Të moshuarit në Fier kanë treguar interes për të marrë vaksinën kineze anti Covid, “Sinovac”.

14:16
Si duket nga brenda spitali i Fierit/ Rama publikon videon dhe ironizon opozitën:  Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video se si duket nga brenda spitali i Fierit, i cili pritet që te hapet brednaa pak ditëve.

14:00
“Mos përdorni fjalor që mund të krijojë përçarje”, Imzot George Frendo thirrje politikanëve në urimin për Pashkët

Arqipeshkvi Metropolit të Tiranë e Durrësit, Imzot George Frendo ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët.

13:43
Arqipeshkvi, Angelo Massafra uron Pashkët nga spitali, pas infektimit me Covid 19: Krishti i Ringjallur, shpresa jonë e vetme!

Arqipeshkvi, Angelo Massafra, ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolik.

13:35
Konjufca takon Kurtin e Osmanin, i premtojnë se ligjin për zgjedhjet do ta ndryshojnë në dialog me opozitën

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se sot ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, të cilët i kanë premtuar dhe garantuar që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjnë dhe përmbyllin reformën zgjedhore.

13:22
“The New York Times”: Është koha të besohen vaksinat kineze dhe ruse!

Ndërsa vendet më të pasura në botë po përballen me mungesat e vaksinave Covid 19, disa nga vendet më të varfra shqetësohen se nuk po marrin fare vaksina. Por, shkruhet në një opinion të dy ekspertëve të shëndetësisë, të botuar në “New York Times”, duket se po vjen një zgjidhje për të dyja palët: vaksinat nga Kina e Rusia, e ndoshta shumë shpejt nga India.

13:20
Testimi i procesit të votimit elektronik, Celibashi: Numërimi mund të dalë edhe brenda 30 minutave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pa nga afër ditën e sotme testimin e procesit të votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë.

13:12
Damian Gjiknuri takim me banorët në Sarandë

Në një takim elektoral të zhvilluar me banorë të qytetit të Sarandës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

13:10
Rehabilitimi i lumit Lana, Veliaj: Tirana do të ketë një aks kryesor buzë lumit, rritet vlera e pronës

Bregu i lumit Lana po rregullohet në zonën nga Materniteti i ri deri te rrethrrotullimi i Shkozës.

13:07
Kosovë/ Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës pritet të mbahet sot në orën 18:00.

12:54
Guri gëlqeror rrëshqet dhe i merr jetën 45-vjeçarit, nën hetim inxhinieri i minierës

Një qytetar, po hetohet, për një incident me pasoja fatale, që ka ndodhur gjatë kohës që punonte në minierë.

12:40
Kundërshtimi i fletës së votimit nga PS, PD dhe Bindja Demokratike/ KAS akoma asnjë vendim

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve akoma nuk ka dalë në asnjë vendim ditën  sotme, pas 1 ore e gjysmë diskutime në lidhje me kërkesat ankimore të  PD-së,  PS-së dhe e Bindjes Demokratike, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e fletës së votimit.

12:38
Vodhën mjetet e punës në minierë, arrestohen dy vëllezër në Bulqizë

Dy vëllezër janë arrestuar sot në Bulqizë, pasi dyshohet se kanë vjedhur mjetet e punës së një subjekti minerar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

12:35
Punimet në “Sheshin Shqiponja”/ Ndryshon mënyra e qarkullimit të automjeteve

Në datën 4 prill, do të ketë ndryshim të lëvizjes së automjeteve në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen në Tiranë, ku për drejtimin në rrugën “Teodor Keko”, Astir do të kalohet përmes Tunelit Nr. 3, ndërsa për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

12:25
Plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Një i mitur është arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.

12:22
Mashtronin shqiptarët që ndihmonin të miturit përmes donacioneve/ Arrestohet 24-vjeçarja, në kërkim dy të tjerë

Një 24 vjeçare është arrestuar ditën e sotme dhe janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ngritur një skemë mashtrimi kompjuterik, me qëllim përfitimin e parave nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

12:16
Pisha kundër erozionit/ Nisma për t’i mbjellë në shpatet e kodrave të Gjirokastrës

Disa dhjetëra të rinj nga Gjirokastra kanë mbjellë, me iniciativën e tyre, një numër fidanësh pishe të egër në një prej shpateve të kërcënuara seriozisht nga erozioni në zonën historike të qytetit. 

11:50
Debati për fletën e votimit, Celibashi thirrje KAS: Shqyrtojeni sa më parë, po humbasim kohë

Kreu i  KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje ditën e sotme anëtarëve të KAS që të marrin një vendim në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në projektin pilot të votimit elektronik që po zhvillohet në Tiranë.

11:43
Balla takim me banorët e Librazhdit: Betejat e vitit të shkuar kanë provuar se kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit.

11:27
Veliaj në njësinë 1 në Tiranë: PD-ja shton infektimet, ne rrisim vaksinimet, jetët janë më të rëndësishme se votat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar në një takim me komunitetin e Njësisë 1 dy prej kandidatëve për deputetë që janë pjesë e listës së Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe Alfred Muharremi.

11:24
Rama: 424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se janë 424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit që  duan të punojnë atje.

10:54
Denaj: Mbështetje për punësimin e të rinjve, s’ka rezultat që nuk arrihet me PS-në

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatja për deputete Anila Denaj dhe Kryetarja e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi zhvilluan një takim me të rinj të qytetit.

10:48
Rrethoi me beton pronën publike pranë lokalit të tij, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Një 51-vjeçar është  arrestuar në Durrës pasi po rrethonte me beton pronën publike në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit.

10:27
Hipokrati/ T’i japim rini trupit nëpërmjet kolagjenit

Ju mund ta njihni kolagjenin si një suplement ushqimor ose kozmetik.

10:13
Në ditën e 7 të vaksinimit masiv nis imunizimi i policëve/ Marrin “Sinovac” 600 efektivë

Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid 600 efektivë nga forcat e policisë.

09:48
Turqia shpëton 231 emigrantë të paligjshëm të kthyer nga Greqia në Egje

Komanda e Rojës Bregdetare turke njoftoi se janë shpëtuar 231 emigrantë të paligjshëm që Greqia i ka kthyer prapa gjatë ditës në ujërat territoriale turke.

09:45
Presidenti argjentinas, Fernandez rezulton pozitiv me COVID-19

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) që bëri pas ankesave për temperaturë të lehtë dhe dhimbje koke.