Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso ka reaguar pas rrëzimit të ankimimit të PD-së në lidhje me fletën e votimit.

Ai tha se kryeministri Edi Rama do që fleta të jetë me numra pasi kërkon të fshehë kandidatët. Kaso theksoi se y vendim do të apelohet në Kolegjin Zgjedhor duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes.

“Është shumë e qartë se çfarë është duke bërë Rama, ai e kupton që do të humbasë është shumë e qartë që do të manipulojë me çështjen e logos, vendimi i sotëm është në kundërshtim me ligjin, shiheni dhe çfarë po përpiqen të bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm. Rama është i turpëruar, ai nuk do që njerëzit të shohin se për kë po votojnë. U bëj apel që të kenë kujdes sepse po i fsheh për publikun. Ne do ta apelojmë këtë vendim. Ajo që ai bën është përpjekja për të votuar zgjedhjet me lojërat e tij të pista. Shqiptarët e dinë dhe janë të ngopur me marifetet e ndyra. Të hedhim poshtë mashtrimet për të luajtur zgjedhje demokratike”, tha Kaso.

Ndërsa u debatua fort për të pasur lista të hapura në zgjedhjet e 25 prillit, KAS i dha të drejtë zgjedhjes  PS-së që të jetë një fletë votimi me numra dhe jo me emra.

Top Channel