Gazetarja e motit tmerrohet kur qeni i kap me dhëmbë mikrofonin gjatë transmetimit direkt (foto-video)

03/04/2021 16:26

Një qenush i guximshëm i ka marrë mikrofonin shumëngjyrësh një gazetareje që po jepte direkt lajmet e motit, dhe është larguar bashkë me të.

Gazetarja ruse Nadezhda Serezhkina sapo kishte nisur raportimin e saj për ngrohjen e motit në Moskë kur u ndërpre papritur nga qeni miqësor që mori me dhëmbë mikrofonin për të luajtur dhe u largua bashkë me të.

Labradori në ngjyrë mjalti nuk ndalonte megjithse Nadezhda, pas tronditjes fillestare, nisi ta ndiqte për të marrë pajisjen e saj.

Duke pasur në sfondin prapa saj kodrat Sprarrov në kryeqytetin rus, gazetarja nisi të thoshte për prezantuesen në studio: “Mirëdita Elina, pranvera ka ardhur në Moskë, dhe temperaturat janë 8-9 gradë Celcius”.

Po qeni çapkën bëri një kërcim të vogël dhe kapi mikrofonin që ajo mbante në dorë, duke u larguar me një vrapim zbavitës.

Nadezhda shihet më pas që vrapon duke ndjekur qenin, teksa i thotë “Ndalo, ndalo, kthehu këtu!”

Rrjedhimisht Nadezhda arriti të marrë përsëri mikrofonin e saj dhe vazhdoi raportimin e motit, teksa shoku i ri leshtor qëndroi pranë saj i kënaqur.

Nadezhda shihet më pas që shtrëngoi putrën e qenit në shenjë përshendetjeje.

FOTO GALERI
1/4
Një qenush i guximshëm i ka marrë mikrofonin shumëngjyrësh një gazetareje që po jepte direkt lajmet e motit

Top Channel