Basha u premton para të infektuarve: Familjet që kanë patur të sëmurë do shikojmë mundësinë e mbështetjes financiare

03/04/2021 19:43
Lulzim Basha

Lulzim Basha ishte kujdesur të mos e bënte pjesë të fushatës së tij pandeminë e Covid 19, por sot gjatë një vizite në një familje që e kishte kaluar koronavirusin , kryedemokrati foli për një ndër masat e para që do marrë nëse Partia Demokratike vjen ne pushtet.

BASHA: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh. Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare. Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale.

Në turin elektoral ne Tiranë, kryedemokrati u takua edhe me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku sulmoi kundërshtarin politik për premtimet e pambajtura.

Pjesë e agjendës së Bashës edhe një bashkëbisedim një grup zonjash në zonën e Unazës së re.
Gjatë paraditës Basha ishte edhe në njësinë numër 1, ku u takua me banorë dhe përfaqësues të biznesit.

Top Channel