Turizmi prioritet i mandatit të tretë/ Rama: Reforma në Drejtësi kërcënohet nga Berisha, Iliri, Monika dhe Luli

03/04/2021 19:39

Brenda dekadës Shqipëria do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike.

Nga Bylisi, kryeministri Rama tha se paralelisht me turizmin, në mandatin e tretë vëmendja do të fokusohet më tej edhe në sektorët e lidhur direkt dhe indirekt me këtë industri.

“Jemi në fazën që në këtë dekadë Shqipërinë do ta bëjmë kampione të turizmit, agroturizmit dhe eksporteve bujqësore e do i ccojmë mbi 1mld që ta çojmë Shqipërinë një nivel tjetër..”

Kryeministri Rama është ndalur edhe të projektet infrastrukturore portuale dhe aeroportuale, ku deklaroi se fundi i mandatit të tretë do të shënojë edhe përfundimin e aeroportit të Vlorës.

“Brenda mandatit të tretë ndërtojmë aeroportin e Vlorës, brenda pak ditësh hapet i Kukësit, dhe menjëherë do hapet gara për atë të Sarandës. Ccmimet në Rinas. Dy portet e vendit do transformohen tërësisht dhe do ndihmojnë padyshim turizmin.”

Edhe pse pranoi se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon ende siç duhet, kreu i qeverisë tha se nevojitet kohë që institucionet të bëjnë punën e tyre.

“Padyshim që nuk është në nivelin e duhur për shqiptarët, por po jep shenja funksionimi. I duhet dhënë koha e duhur për të bërë punën institucionet. Ka vetëm një rrezik nga katërshja Berisha, Iliri, Monika dhe Luli, që fle, 3+1 më saktë.”

Top Channel